Nga Kastriot Islami –
Ai gjithnjë ka qënë agresiv, arrogant, cinik, anarkist, mediokër, frikacak, lëpirës, zvarranik, pervers; të gjitha këto vese të shpjegueshme me kompleksin e tij të mediokritetit, dobësinë për të fortët dhe frikën nga të mëncurit. Kështu ka qënë në në vitet e shkollës. Në punë, Në basketboll, Në bashki. Në parti. Në kuvend e qeveri. Përballë qytetarëve në fushatë e takime.
Ai është shfaqur i tillë në seancat e para të Kuvendit apo në shfaqjet prej kllouni duke shpërndarë tapitë apo në takimet me karrike të importuara në fushatat elektorale! Të fjalimet plot xheste e poza në kuvend, duke kruar kokën dhe duke u lëkundur sa para-prapa e majtas-djathtas…
Ka vazhduar me orkestrimin e goditjes fizike të deputetëve të opozitës në parlament…! Të ofendimi i grave deputete. Te ofendimi në grup i opozitës. Dhe kjo arrogancë e agresivitet kanë vijuar gjatë të gjithë kohës, i ulur në karriken e kryeministrit.…Pothuajse cdo jave, ditën e enjte…me sharje e fyerje individuale e në grup me një fjalor rruge, me poza e xheste tipike të një sëmuri mendor, me terma e nënkuptime perverse…Për të arritur te sulmet e paprecedenta të gazetarëve dhe punonjësve të medias…
Pa përjashtuar sjelljet e çuditshme me ndërkombëtarët apo barcalatet e neveritshme të treguara në drekat me homologët. Për ata që e njohin nga afër apo kanë pasur mundësi të punojnë me të e kanë shumë të qartë që kjo arrogancë dhe agresivitet janë gjenetike, janë të lidhura me inferioritetin e tij intelektual e brëndshme, të pashërueshme dhe të përhershme… të shprehura herë pas here me kriza te forta…deri asfiksime e çoroditje edhe për shkak të dozave të mëdha të qetësuesve apo eksitantëve për shkak të sjelljeve të lëkundura nga depresion i thellë në eksitim të papërmbajtshëm…
Arroganca, një sëmundje e rëndë, e lindur, e hershme dhe e pashërueshme…
Kjo është një arrogancë e agresivitet i brëndshëm që vjen nga fëmijëria e tij madje edhe më shpejt… Nga frustracioni si adoleshent…Nga marrëdhëniet në familje…Nga marrëdhëniet në shoqërinë e hershme.. sidomos nga marrëdhëniet inferioritetit me gratë e vajzat…Nga kompleksi i inferioritetit për shkak të mediokritetit e mungesë së arsimit solid… Nga marrëdheniet poshtëruese që i shkaktonin të “fortët” e lagjes që i merrnin bukën nga dora…Nga pamundësia për të bashkërenduar synimet e paarritshme me mundësitë e kufizuara apo mediokriteti…Nga dështimet në basketboll gjatë rinisë… Nga dështimet në zanatin e piktorit gjatë e pas universitetit…Nga talljet e drejtuesve superiorë në fillimet e tij politike…Nga poshtërimi i vazhdueshëm i kolegëve…Dhe nga kompleksi i inferioritetit përballë kundërshtarit të cilin ai nga njëra ane e adhuronte si model por nga ana tjetër i dukej e pamundur për ta arritur.
Arrogancë në rritje e shoqëruar me agresivitetin e pushtetit
Ulja në karriken e drejtuesit, të partisë apo të shtetit, i ka shtuar arrogancës gjenetike, të ushqyer nga agresiviteti prej pushtetit…Kohët e fundit është rritur edhe frekuenca edhe intensiteti i dyshes arrogancë-agresivitet. Konkretisht mund të përmenden disa momente sesi është rritur ky agresivitet apo arrogancë krahasuar me të shkuarën:
- i) sjelljet ndaj gazetarëve gazetarëve apo ato ndaj grupeve të shoqërisë civile;
- ii) orkestrimi i dhunës dhe arbitraritetit të policisë deri në burgosjen e kundërshtarëve politikë apo hedhjen e gazit paralizues grave e fëmijve, pjesëmarrës në protesta paqësore,
iii) arroganca e porositur në mënyrë që vartësit e tij të sulmojnë me një fjalor rruge Presidentin e vëndit apo lincojnë cdo kundërshtarë,
- iv) te porosia për të burgosur kryetarin e tregëtarëve të Tiranes, Nikollaq Neranxi dhe cdo kundërshtar që i thotë të vertetën në sy,
- v) për të arritur te rasti i nxitjes së bandave kriminale kundër deputetëve…
- vi) te frymëzimi i krimit dhe banditizmit për të vënë nën kontroll procesin e zgjedhjeve në Universitet duke përdorur banditë për të frikësuar kandidatët për rektorë…
vii) te porosia dhënë zyrtarëve të tij për të ofenduar dhe fyer profesorë e akademikë të shquar;
viii) te arroganca e marrëzia për tu futur në fushatën zgjedhore presindenciale të SHBA duke ofenduar njërin prej kandidatëve dhe vënë në dyshim marredheniet Shqiperi-SHBA;
- ix) deri te arroganca e njëkohësisht madhështia e marrëzisë me të cilin tregon barcaletat e qyfyret gjatë darkave zyrtare me përfaqsuesit e vendeve partnere…
- x) te talljet e qytetarëve te thjeshtë gjatë fushatës elektorale kur do të promovonte ne një stil oriental tespinë dhe timonin e karrocës sikur të ishte një drejtues vendor me callmë mbi kokën që i kruhet cdo minutë;
- xi) te ofendimet e opozitës dhe arritur më së fundmi
xii) te kërcënimet e ofendimet e gazetarëve dhe përfaqsuesve të medias…
Të gjithë tashmë e njohin si arrogantin mediokër dhe agresivin lëpirës…
Tanimë të gjithë shqiptarët e më gjërë e kanë të qartë arrogancën dhe agresivitetin e tij por edhe perversitetin e lëpirjet e tij…jo vetëm ata që i kanë qëndruar pranë, më parë apo ata që i qëndrojnë aktualisht afër.. por të gjithë pa përjashtim, ndërkohë që këtë arrogancë e agresivitet apo pervesitet e lëpirje e gëzojnë vetëm përfituesit e pushtetit dhe servilet e klienteles, të cilët e imitojnë dhe e shkarkojnë te vartësit e tyre…
Kjo arrogancë dhe agresivitet i shoqëruar me prezencën apo përdorimin e individëve me rekorde kriminale dhe/ose të parave të dyshimta është kthyer në një sjellje kriminale “Made in Rilindja”…
Vese të cilat janë bërë publike së fundmi edhe nga BILD për tu njohur jo vetëm nga ata që flasin shqip por edhe të gjithë ata që flasin e kuptojnë anglisht e gjermanisht…