Ka dështuar sërish seanca gjyqësore ndaj Emiliano Shullazit dhe 4 të pandehurve të tjerë.
Gjyqtari i tretë i caktuar nga KLGJ Arben Vrioni nga gjykata e Apelit Durrës për arsye shëndetësore nuk mund të zhvillonte asnjë proces gjyqësor deri ne 29 qershor. Gilmando Dani mori falen ne seance dhe i thotë gjyqtares Albana Boksi si mund te jeni kaq e qetë ju keni dhënë një vendim pro Ylvi Beqajt. “Nuk mund të na gjykoni dhe ne”, i është drejtuar ai gjyqtares Boksi. Dani kërkon që të rikthehen mbrojtësit e tyre dhe të mos jenë më avokatë kryesisht. Seanca e radhës pritet të mbahet me 1 korrik ora 12:30.
Në seancën e shkuar mes të pandehurve dhe trupës gjykuese pati tensione ku Dani kërcënoi pothuajse hapur gjyqtaren Boksi që të hiqte dorë nga gjykimi i kësaj çështjeje (lexo).