20:26 | 19/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Përgjimet e Bild, Rama dërgon zyrtarisht padinë penale për median gjermane

15:57 | 25/06/2019
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Përgjimet e Bild, Rama dërgon zyrtarisht padinë penale për median gjermane

Ashtu siç edhe kishte paralajmëruar, Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama sapo ka nisur prokurën për nisjen e procesit gjyqeësor mbi publikimet e Bild ku në disa audi-përgjime të publikuara dëgjohen zyrtarë të lartë të qeverisë, përfshirë edhe vetë drejtusin e saj të flasin për deformimin e votave kryesisht në Qarkun e Dibrës.

Rama shprehet se gjykata gjermane është ajo që do të vendos kush ka të drejtë në këtë mes, duke shtuar se shqiptarët meritojnë të dinë të vërtetën nga drejtësia e atij shteti.

“Sapo i kam dhënë prokurën avokatit gjerman Matthias Prinz, për nisjen e procesit gjyqësor mbi publikimet e BILD! Gjykatat gjermane le ta vendosin kush ka të drejtë e kush ka faj në këtë mes. E bëj sepse shqiptarët meritojnë ta dinë të vërtetën nga drejtësia e atij vendi pa hije”, shkruan Rama.

Kryeministri Edi Rama nga Kuvendi ka deklaruar të enjten e kaluar për publikimin e përgjimeve nga Bild, ku është shprehur se ky është një skenar i përgatitur nga opozita. Rama tha se nxjerrja e tyre që përkon me protestat, është shumë e qartë se PS fshihet pas tyre.

“Në këtë orvatje bashkohet ankthi nga drejtësia nga frika nga zgjedhjet. Po marrin peng procesin zgjedhor të 30 Qershorit. Marrja peng është orvatje për t’i mbyllur Shqipërisë derën e negociatave dhe gjithë plani me përgjime të pa hetuara, por të mbyllura në kasafortë dhe të dorëzuara te partia që lajmëron daljet në Gjermani përpara se të dalin në Gjermani.

Gjetja e vendit në Gjermani, kalendari aspak cuditërisht i përputhur me protestat, flasin vetë për këdo që dëshiron që të shikojë dhe mendojë. Revolucion imagjinar me punonjës bashkie, të rinj rrugë humbur që maskohen”, tha ai.

‘’Brenda 4 javëve unë do iu kërkoj gjykatave gjermane që të zbardhin gjithçka që ka dalë, atë bisedë do të bëja 100 herë, në të gjitha shtabet elektorale të Shqipërisë”, kishte deklaruar  Rama.

(F.GJ/FAXWEB.AL)

Etiketa: edi ramapadi penale ndaj gazetes gjermanepergjimetPeter Tiede
Pas

Divjakë/ Zjarr në Parkun Kombëtar të Karavastasë

Para

PS vjen me risi këto zgjedhje/ Jo më para për votën, ja cila është mënyra e re (Formulari)

Para
PS vjen me risi këto zgjedhje/ Jo më para për votën, ja cila është mënyra e re (Formulari)

PS vjen me risi këto zgjedhje/ Jo më para për votën, ja cila është mënyra e re (Formulari)

Discussion about this post

 



Të Fundit

Dentisti 22-vjeçar që mësoi në internet: Arrestohen tre anëtarë të një familjeje në Çeki

DASH ngre alarmin për Iranin: Thirrje urgjente për largim të menjëhershëm të amerikanëve

34 vite PS, Rama: Kur të mos jetë Gramozi në këtë oborr, atëhere shqetësohuni

KPA lë në fuqi vendimin për shkarkimin e Petrit Hysës

Rama: Mandati i katërt nis me një skuadër të re dhe të jashtëzakonshme

PS feston 34 vite, Klosi: Ky mandat shënon afrimin me Evropën

34 vjetori i themelimit te Partis Socialiste

“Ilaçi më i mirë është paqja”, OBSH dënon sulmet ndaj institucioneve shëndetësore

Irani rrit tensionet: Ndërhyrja e një pale të tretë s’do tolerohet, reagimi do të jetë i menjëhershëm

Turki Al-Jasser, gazetari që parashikoi vdekjen e vet, ekzekutohet nga regjimi saudit

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.