Një aksident me pasoja të rënda ka ndodhur pak pas mesnate, në aksin rrugor Fier-Lushnje, te ”Kryqëzimi i shoferit”. Si pasojë e përplasjes së tre mjeteve, ka humbur jetën 18-vjeçari Klodian Sharka.
Mjeti ku udhëtonte viktima si pasagjer, drejtohej nga kushëriri i tij, 22-vjeçari Mariglent Sharka.
Mësohet se ai është përplasur me një tjetër mjet tip ‘Benz’ i cili drejtohej nga një tjetër kushëri i viktimës, Bajram Sharka 31-vjeç, dhe më pas dhe me një automjet tip Jaguar që po kalonte në këtë aks rrugor.
Mbeten të paqarta shkaqet e këtij aksidenti, po nuk përjashtohet as mundësia, që kushërinjtë të kenë bërë gara mes tyre.
Njoftimi i policisë:
Sot pas mesnate në aksin rrugor Fier-Lushnje, në vendin e quajtur “Kryqëzimi i Shoferit” automjeti tip “Benz” me drejtues shtetasin M.Sh, 22 vjeç, banues në Hysgjokaj, Lushnje, është përplasur me automjetin tip “Benz” me drejtues shtetasin B.Sh, 31 vjeç, banues në Hysgjokaj, Lushnje dhe më pas është përplasur edhe me automjetin tip “Jaguar” me drejtues shtetasin G.Q, 33 vjeç, banues në Koplik.
Si pasojë e përplasjes ka humbur jetën në vend shtetasi K.Sh, 18 vjeç, banues në Hysgjokaj, Lushnje.(pasagjerë në automjetin tip “Benz” që drejtohej nga shtetasi M.Sh).
Gjithashtu dëmtime kanë marë edhe dy drejtuesit e automjeteve, shtetasit M.Sh dhe G.Q të cilët ndodhen në Spitalin e Lushnjes nën kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
(E.K/Faxweb.al)