Është miratuar në mbledhjen e sotme të Komisionit të Ligjeve, ngritja e një Komisioni hetimor që do të hetojë shkeljet e mundshme në dekretin e presidentit Meta, që vendosi për shtyrjen e zgjedhjeve të 30 Qershorit.
Relatori i kërkesës për ngritjen e komisionit hetimor, Adnor Shameti (deputet i PS-së në Skrapar, në zonën elektorale të Ilir Metës) është shprehur se Presidenca është thërritur për t’u dëgjuar, po ka përdorur një gjuhë aspak etike ndaj Komisionit.
Shameti: Kërkesa është depozituar nga një grup prej 55 deputetësh. Është vënë në dijeni Meta për tu’ dëgjuar. Presidenca me një gjuhë jo etike profesionale dëshmoi se nuk kishte interes të dëgjohej. KQZ nuk e mori në konsideratë anullimin e zgjedhjeve, akti që del në tejkalim të kompetencës është nul.
Ndërkohë që një tjetër prej deputetëve më të devotshëm për shkarkimin e Metës, është Spartak Braho, i cili për një kohë të gjatë ka qenë krahu i djathtë i presidentit.
Braho: Jemi në dijeni të një vendimit të kolegjit zgjedhor. Ka cënuar sovranitetin e zgjedhësve. Presidenti nuk e ka shtyrë datën e zgjedhjeve, nuk ka caktuar asnjë datë. Do preferoja të ishte dhe dispozita përkatëse se çfarë është shkelur nga kushtetuta.
13 deputetë të Komisionit të Ligjeve kanë votuar pro ngritjes së Komisionit Hetimor, ndërkohë që iu vetmi që është shprehur kundër është kreu i Ballit Kombëtar, Adriatik Alimadhi.
(E.K/Faxweb.al)