14:33 | 19/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Zgjedhjet lokale në Shqipëri, Këshilli i Europës anullon vëzhgimin e Lokaleve 2019

17:48 | 26/06/2019
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0

Këshilli i Evropës flet për paqartësi për organizimin e zgjedhjeve e mungesë sigurie. Kryetari i PD, Lulëzim Basha e sheh këtë një vendim politik, për t’u distancuar nga votimet farsë.

Këshillit i Europës (KiE) anuloi të mërkurën, (26.05.2019) në momentin e fundit, dërgimin në Shqipëri të delegacionit nga Kongresi i Autoriteteve Lokale, për vëzhgimin e zgjedhjeve lokale, që pritet të zhvillohen këtë të dielë më 30 qershor.

Anulimi vjen një ditë pas deklaratës së Presidentit Meta se „ ligjërisht nuk do të ketë zgjedhje më 30 qershor”.

Por zhvillimi i Lokaleve 2019  në Shqipëri, në prag të 30 qershorit, sa vjen dhe bëhet fakt real. Mazhoranca socialiste dhe partitë opoziatare parlamentare po vazhdojnë fushatën zgjedhore deri në ditën e heshtjes zgjedhore, 24 orë para ditës së zgjedhjeve. Ndërkohë, opozita jashtë sistemit politik, e kryesuar nga Partia Demokratike(PD) vijon të deklarojë e do të pamundësojë zhvillimin e zgjedhjeve. Një situatë e tillë sjell paqartësi dhe ngre pyetjen:  A do të ketë apo nuk do të ketë zgjedhje më 30 qershor? Pikërisht kësaj paqartësie dhe rreziqeve që mbart ajo i referohet KiE në vendimin e sapomarrë..

Në njoftimin e tij zyrtar KiE bën me dije se „ ka vendosur të mos dërgojë një delegacion të Kongresit të Autoriteteve Lokale të KiE, për vëzhgimin e zgjedhjeve lokaleve në Shqipëri për shkak të paqartësisë së vazhdueshme lidhur me organizimin e zgjedhjeve lokale në Shqipëri më 30 qershor si edhe rreziqet e mundshme të sigurisë në zona të caktuara ku do të mbahen zgjedhjet.”

Ndërkohë misioni i vëzhguesve ndërkombëtarë të OSBE/ODIHR-it, i ftuar nga qeveria e Tiranës, për vëzhgimin e procesit zgjedhor për Lokalet 2019,  më 30 qershor, vazhdon punën, i drejtuar nga Ambasadorja Audrey Glover.

Basha: Vendim politik i KiE për t’u distancuar nga votimet farsë

Lideri i PD dhe opozitës, Lulzim Basha e quajti anulimin nga KiE të dërgimit në Shqipëri të delegacionit vëzhgues, „sinjalin e parë, të qartë dhe të prerë se 30 qershori nuk është ditë zgjedhjesh në Shqipëri”.

Në një konferencë shtypi,  të mërkurën pasdite, Basha tha se „vendimi i KiE është fakt kuptimplotë se në 30 qershor nuk ka zgjedhje në Shqipëri.”

Sipas tij vendimi në fjalë është „distancim i qartë për votimet farsë, një partiake, antidemokratike dhe antikushtetuese që kërkon të bëjë kryemnistri Rama”

Basha i quajti votimet në 30 qershor „ tentativë për grusht shteti nga Rama” dhe përsëriti se opozita nuk do t’i lejojë votimet këtë të diel.

Miratohet ngritja e komisioni hetimor për shkarkimin e Presidentit Meta

Paqartësisë me thënie dhe kundërthënie për zhvilimin e zgjedhjeve më 30 qershor, iu shtua të mërkurën  edhe potenciali i një krize presidenciale. Komisioni parlamentar i Ligjeve miratoi propozimin e Parlamentit për ngritjen e komisionit hetimor për Presidentin Meta, për të hetuar atë që maxhoranca socialiste e konsideron, “shkelje të Kushtetutës” me dekretin e nxjerrë nga Presidenti Meta para dy javësh, që anulon 30 qershorin, si datë të zhvillimit të zgjedhjeve lokale 2019.

Sipas Komisionit të Ligjeve, Presidenti Meta ka cënuar parimin e zhvillimit periodik të zgjedhjeve, parimin e ligjshmërisë dhe të së drejtës së qytetarëve për të zgjedhur dhe për t‘u zgjedhur. Në seancën plenare të javës që vjen, më 4 korrik, ngritja e komisonit hetimor për shkarkimin e Presidentit Meta do të votohet në Parlament.

Procedura vijon me gjetjet e komisionit hetimor që i paraqiten Parlamentit. Nëse Parlamenti merr vendim për shkarkimin e Metës, fjalën vendimtare e ka Gjykata Kushtetuese që miraton ose hedh poshtë vendimin e Parlamentit. Gjykata  Kushtetuese nuk funksionon prej disa muajsh në Shqipëri, pasi ende mungojnë kandidaturat për të zëvendësuar gjykatësit konstitucionalistë, që reforma në drejtësi i  nxorri jashtë sistemit përmes vettingut. Por qeveria Rama, maxhoranca socialiste dhe Brukseli që asiston Shqipërinë në ngritjen e institucioneve të reja të Drejtësisë së reformuar deklarojnë qe Gjykata Kushtetuese do të jete funksionale së shpejti.

Burimi: DW

Pas

“Shqipëria do votojë për turpin e saj”, Kim Mehmeti: Mund të dalësh me prapanicën cullak ku të duash…

Para

Meta takon ministrin hungarez, paralajmërimi i fortë për politikën dhe ndërkombëtarët

Para
Meta takon ministrin hungarez, paralajmërimi i fortë për politikën dhe ndërkombëtarët

Meta takon ministrin hungarez, paralajmërimi i fortë për politikën dhe ndërkombëtarët

Discussion about this post

 



Të Fundit

Serbi/ Arrestimi i aktivistëve, vazhdon bllokada e gjykatës në Novi Sad

Sulm me thikë në aeroportin e Gran Canarias, policia spanjolle vret 18-vjeçarin në sytë e turistëve

Denoncimi i PD për votat e Greqisë: KQZ të mos miratojë asnjë rezultat, por të kryejë një auditim të plotë të këtij procesi, me ekspertë të pavarur

Vota e diasporës! Përfundon numërimi për votat preferenciale në tre qarqe, vijon procesi për 9 qarqe të tjera

Aksion kundër kanabisit, Policia e Shkodrës asgjëson mbi 1,500 bimë narkotike

Vota preferenciale, ja renditja e 45 kandidatëve të listave të hapura që marrin mandatin

Mbytet varka në brigjet e Francës, humb jetën një person

Shkodër/Vijon operacioni “Koordinata”, asgjësohen mbi 1700 bimë narkotike në territorin e qarkut

Mbretëria e Bashkuar dhe BE bëjnë një hap para, arrihet marrëveshja për mbrojtjen, ndizet shpresa për një ribashkim pas “Brexit”

Numërimi, dueli mes kandidatëve/ Celibashi: Rreth 2 mijë fletë votimi të pavlefshme nga diaspora

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.