Pas ‘lojrave’ të bërë nga kryeministri dhe vendosjes së takimit me Lulzim Bashën një reagim ka ardhur nga Presidenca.
Sipas zëdhënësit të Presidentit Meta, Tedi Blushi, Presidentin do të jetë nesër në zyrë nga ora 05:00 deri në orën 13:00 për të pritur që kryeministri të gjej kohë për tu ulur në një tavolinë diskutimi.
Ndërkohë që po sipas njoftimit takimi me Lulzim Bashën do të zhvillohet ditën e nesërme në orën 09:00.
Reagim i zëdhënësit të Presidentit, z.Tedi Blushi
Presidenti i Republikës Sh.T.Z Ilir Meta i ka ftuar zyrtarisht në takim kryetarin e Partisë Socialiste dhe kryetarin e Partisë Demokratike për të biseduar për situatën politike në vend.
Takimi me z.Basha është fiksuar të zhvillohet nesër në ora 09:00.
Duke qenë në dijeni që z.Rama është i zënë me takime, Presidenti do të jetë nesër në zyrë nga ora 05:00 deri në ora 13:00 duke pritur sërish që kryeministri të gjejë kohë.