Kreu i Bashkisë së Kukësit Bashkim Shehu i është përgjigjur deklaratave të kryeministrit Rama, të bëra dy ditë më parë nga ky qytet, duke thënë se i vetmi problem që ka numri 1 i qeverisë është fakti që kuksianët votojnë gjithnjë PD.
Shehu komenton edhe Safet Gjicin, kandidatin socialist për Bashkinë, duke thënë se qytetarët duan jetë më të mirë dhe nuk mund të luajnë futboll gjithë jetën.
Reagimi i plotë:
KUKSIANËT JANE LEGJENDE E PARTISE DEMOKRATIKE
Na e beri qejfin Kryeministri me kapele te kuqe: erdhi ne Kukes, foli kunder kuksianëve dhe iku me shprese te na lere nje nga ata qe di veç ai te zgjedhe si kandidat. Sepse kujton se Kuksianet do luajne futboll tere jeten e nuk do mendojne per pune e jete me te mire.
Pse nuk shkoi ne Angli se atje punojne mijera kuksiane, qe te mesoje pse kane ikur nga Kukesi djemte e burrat!
Sindroma e pergjimeve te revistes gjermane BILD, ku dalin horrat dhe horrlleqet e qeverise, e nxiti te flase, ashtu si atij i pelqen, per kryetarin e bashkise Kukes.
Megjithate, i ka vlejtur kjo e ardhur ne Kukes. Sepse e kuptoi qe erdhi ne vendin e gabuar. Sepse e ka harruar me investime. E urren Kukesin pse fiton PD.
Kuksianet jane legjende. Pikerisht se nuk e votojne Edi Ramen.
Si kryetar Bashkie ne Kukes i kujtoj Kryeministrit se po te vije me shpesh, do perfundoje ne demokrat e ne vend te flase per kandidatin e tij, do flase per Bashkim Shehun! ?