Është gjetur trupi i pajetë i 18-vjeçarit me inicialet E.M, i cili u mbyt disa ditë më parë në plazhin “Rana e Hedhun” në Shëngjin. I riu nga Fushë-Kruja u gjet nga peshkatarët në orët e vona të natës së kaluar.
I riu kishte humbur kontaktet me famijarët rreth 4 ditë më parë, ndërsa e ëma kishte deklaruar në polici se është futur në ujë por më pas nuk e kishte parë më.
Për gjetjen e trupit të tij u angazhuan policia kufitare dhe polumbarët e forcës RENEA, por kërkimet nuk dhanë rezultat.
(E.K/Faxweb.al)