Kreu i Delegacionit të BE në Tiranë, Luigi Soreca, ambasadorja e Gjermanisë, Sussane Schutz, ambasadori britanik, Duncan Norman si dhe Christina Vasak, ambasadore e Francës kanë mbërritur në Presidencë.
Presidenti takoi më herët dhe aleatët e opozitës, duke folur pasi dolën nga takimi, Dash Shehi është shprehur se zgjedhje ligjore në datën 30 qershor nuk ka.
Sipas Shehit, gjatë ditës presidenti pritet që të nxjerrë një dekret të ri për një datë të re zgjedhjesh, para tetorit kur edhe do të diskutohet për hapjen e negociatave me BE-në.
Shehi u shpreh se ky dekret pritet të dalë sot, ose maksimumi ditën e nesërme.
“Presidenti ka një ide të tillë si ka qenë me kohë që zgjedhjet me datë 30 nuk bëhen sepse kemi një dekret të presidentit. Besoj se dekreti për datën e zgjedhjeve do të jetë gjatë ditës në vijim. Do ketë gjatë ditës diskutime, dhe diku nga mbrëmja publiku mund të marrë vesh diçka.
Situata e sotme afekton edhe problemin e zgjedhjes mes nesh dhe Maqedonisë. Besoj se nga pasditja ose nga darka do dalë një deklaratë. Mendimin tonë do të kemi një mendim unik me PD dhe aleatët e tjerë”, tha Shehi.
Meta i ka nisur takimet me opozitën që në orën 09:00 të mëngjesit me kryedemokratin Basha, dhe më pas me përfaqësuesit e partive të vogla. I vetmi që nuk pranoi që të shkonte në zyrën e Metës, ishte kryeministri Rama, i cili theksoi i vendosur se zgjedhjet do të mbahen të dielën.
(E.K/Faxweb.al)