Edi Rama ka reaguar në Twitter me 2 postime në pak minuta pas takimeve të njëpasnjëshme të Presidentit Meta në Presidencë me kryetarë të partive politike si dhe ambasadorë të huaj të akredituar në vendin tonë.
Ndërsa të parin takoi kryetarin e PD-së, Lulzim Bashën dhe më pas të gjithë aleatët opozitarë, kryeministri Rama ka reaguar në Twitter duke ironizuar Presidentin Meta si Salvator Haxhi Qametaj dhe që nga sot është “Zyrtare: Selia e opozitës rrugore është Presidenca e Republikës dhe udhëheqësi i katër galaktikëve të shtabit të revolucionit imagjinar për të mbrojtur me dhunë republikën e votën e popullit nga vetë populli, është vetë ai, Salvator Haxhi Qametaj?Çfarë karnevalesh politike“.
Reagimet:
Zyrtare sot: Selia e opozitës rrugore është Presidenca e Republikës dhe udhëheqësi i katër galaktikëve të shtabit të revolucionit imagjinar për të mbrojtur me dhunë republikën e votën e popullit nga vetë populli, është vetë ai, Salvator Haxhi Qametaj?Çfarë karnevalesh politike.
Qeshni me ta dhe me qetësi e dashuri t’u japim një mesazh kumbues të dielën,duke votuar ose mosvotuar,por duke qenë të gjithë bashkë në një mendje se Shqipëria s’mund të jetë kurrë, një shesh për përsheshin e gatuar tërë këta muaj, të cilin duhet ta hanë ata që na e servirën.