“A do ti certifikojë OSBE-Ohdir zgjedhjet, sa kohë që presidenti ka caktuar një datë të re?”, kjo ishte pyetja se cilës Bernd Borchardt, ambasadori i OSBE-së në vendin tonë, nuk pranoi që ti përgjigjej direkt.
“Këtë pyetje duhet t’ia bëni të hënën shefes së minisionit të vëzhgimit, shumë shpejt do të dalin në një raport paraprak për zgjedhjet.”, u shpreh ambasadori.
“Kur ka hetime duhet të bëhen procedurat standarde, dhe më pas gjykohen personat e përfshirë në hetime”, u shpreh Borchardt, lidhur me pyetjen e gazetarëve që kishin të bënin me dosjet e prokurorisë për krimet elektorale.
Menjëherë pas këtyre pyetjeve, dhe pavarësisht insistimit të gazetarëve, ambasadori nuk preferoi që ti përgjigje më asnjë shqetësimi të përfaqësuesve të medias.
Më herët ka pasur një deklaratë dhe nga shefat e misioneve të OSBE-së, të cilët kërkuan që palët të ulen në dialog pa kushte.
“OSBE ka ndjekur nga afër ngjarjet dhe ka nxitur vazhdimisht të gjithë aktorët relevantë që të angazhohen në një politikë konstruktive, të respektojnë proceset demokratike të vendit dhe të tregojnë përmbajtje. Tani më shumë se kurrë është e domosdoshme që aktorët shqiptarë të punojnë së bashku për të thyer bllokimin aktual, për t’u angazhuar në dialog pa parakushte dhe për të siguruar që zhvillimi i zgjedhjeve të dielën është paqësor.
Ne i nxisim të gjitha palët e interesuara që të mbështesin sundimin e ligjit, të respektojnë rolet kushtetuese të institucioneve përkatëse demokratike dhe të drejtat themelore dhe të shmangin dhunën; ata që kryejnë por dhe ata që nxisin akte të dhunshme do të mbahen ligjërisht përgjegjës. Ne gjithashtu u bëjmë thirrje institucioneve të zbatimit të ligjit që të përdorin masa proporcionale”. (Lexo ketu te plote)
(E.K/Faxweb.al)