Delegacioni i BE-së në vendin toë përmes një deklarate për mediat, bën thirrje për një process paqësor votimesh të dielën.
“Qytetarët shqiptarë duhet të jenë në gjendje të ushtrojnë të drejtën e tyre për të votuar në mënyrë të rregullt dhe paqësore. Duke pasur parasysh votimin që do të bëhet më 30 qershor 2019, është e domosdoshme që qytetarët që ushtrojnë të drejtat e tyre ta bëjnë këtë në një mënyrë të rregullt. Është përgjegjësi e drejtpërdrejtë e të gjithë aktorëve politikë për të siguruar që operacionet e votimit të mos pengohen.
Demonstrata e zhvilluar në Tiranë më 21 qershor 2019 ishte e qetë dhe të njëjtat parime dhe vlera demokratike duhet të mbahen këtë fundjavë. Çdo veprim i dhunshëm ose ndonjë formë nxitjeje për dhunën është absolutisht e papranueshme në asnjë rrethanë. Të gjitha palët politike duhet të tregojnë përmbajtje dhe të shmangin retorikën nxitëse. Procesi i votimit do të monitorohet nga një mision ndërkombëtar i udhëhequr nga OSBE / ODIHR që përfshin vëzhgues nga disa vende anëtare të Bashkimit Evropian.
Të gjitha palët duhet të angazhohen në një dialog të mirëfilltë sa më shpejt që të jetë e mundur për të kapërcyer situatën aktuale politike në mënyrë që të përqëndrohen përpjekjet e tyre në ruajtjen dhe konsolidimin e progresit të bërë nga Shqipëria deri më tani në procesin e reformës ne rrugën e saj të integrimit në BE|”, thuhet në deklaratën e BE.