Pas Consent Aëard me të cilin Milani dhe UEFA kanë gjetur akordin për përjashtimin e klubit kuqezi nga edicioni i rradhës i Europa League 2019-2020 – me Torinon që do të luajë në turin e dytë kualifikues dhe Roma menjëherë në grupe, kokë serie në short – tani kalohet të hapi i rradhës.
Milani nuk do të apelojë asgjë, por do të kalohet sërish çështja në Dhomën Gjykuese që tani duhet të marrë një tjetër vendim me rastin e klubit kuqezi, duke qenë se përjashtimi ka shlyer dënimet paraardhëse për humbjet në bilance të akumuluara në dy trevjeçarë: 2015-16-17 dhe 2016-17-18.
Pritet që Dhoma Gjykuese të shtojë të paktën edhe 1 vit afatin për arritjen e “break even”, praktikisht uljen e humbjeve deri në -30 mln euro, duke e spostuar nga viti 2021 në 2022. Me këtë rast, ky sezon që do të nisë do të quhej i pari i trevjeçarit.