12:55 | 26/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Mbretëria e Bashkuar në një “valë” me Gjermaninë: 30 qershori i qetë, të hetohet shitblerja e votës. Askush mbi ligjin

16:20 | 28/06/2019
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Mbretëria e Bashkuar në një “valë” me Gjermaninë: 30 qershori i qetë, të hetohet shitblerja e votës. Askush mbi ligjin

Pas ambasadës gjermane e cila në një njoftim të sajin bënte thirrje për qetësi gjatë 30 qershorit dhe paskëtaj, si dhe hetim të krimeve të shkuara zgjedhore, ka reaguar dhe ajo britanike.

“Çdo njeri që është i angazhuar të dielën në 30 qershor duhet të bëjnë detyrën e tyre për të siguruar një situatë sa më të qetë dhe të sigurt. Çdo formë dhune është e papranueshme“, thuhet në komunikimin për shtyp.

Gjithashtu kjo përfaqësi ka kërkuar dhe të vijohet “hetimi i të gjitha rasteve të korrupsionit dhe krimit elektoral, përshirë blerjen e votës. Mbretëria e Bashkuar bën të qartë se askush nuk mund të jetë mbi ligjin“.

Deklarata e plotë:

“Mbretëria e Bashkuar beson se qytetarët kanë të drejtë të votojnë në mënyrë të qetë dhe paqësore. Çdo njeri që është i angazhuar të dielën në 30 qershor duhet të bëjnë detyrën e tyre për të siguruar një situatë sa më të qetë dhe të sigurt. Çdo formë dhune është e papranueshme. Ne mbështesim misionin ndërkombëtar të drejtuar nga ODIHR për të monitoruar procesin e votimit.

Në protestën e fundit të mbajtur më 21 Qershor 2019 në pamë një demonstratë paqësore e cila reflektoi vlera demokratike dhe mbështesim që të njëjtat parime të ndiqen më 30 qershor.

Ju kërkojmë liderëve politikë të tregohen të përmbajtur ndaj provokimeve dhe retorikës përçarëse. Ne vazhdojmë ti bëjmë thirrje të gjitha palëve të angazhohen në një dialog konstruktiv për ti dhënë fund krizës politike. Vetëm përmes dialogut, Shqipëria do të mund të zgjidhë situatën aktuale politike dhe të përqendrohet në vendosjen në funksion të Gjykatës Kushtetuese dhe reformës zgjedhore duke përfshirë rekomandimet e mëparshme të ODIHR.

Ne presim që të gjitha palët të mbështesin reformën në drejtësi dhe të vazhdohet të hetohen të gjitha rastet e korrupsionit dhe krimit elektoral, përshirë blerjen e votës. Mbretëria e Bashkuar bën të qartë se askush nuk mund të jetë mbi ligjin.”

Pas

Rama ‘kërcënon’ edhe Voltana Ademin, nxjerr shkresën: Po kjo molotokratja…

Para

Sërish tërmet në Korçë, regjistrohen 2 lëkundje të forta

Para
“Këtu është bërë si Gërdec”, shkatërrim masiv në Korçë nga tërmetet. Në qiell të hapur pleq e fëmijë të paralizuar (FOTO+VD)

Sërish tërmet në Korçë, regjistrohen 2 lëkundje të forta

Discussion about this post

 



Të Fundit

“Anëtarësimi i Shqipërisë në BE, momenti i duhur për të kaluar pishtarin”, Rama: Integrimi do të ishte arritje personale

Vjen reagimi për herë të parë i Liderit Suprem të Iranit pas konfliktit me Izraelin

“Hoqe Dash Sulën, vure Ilir Metën”, Balla “shpërthen” ndaj Berishës

Seuli: Koreja e Veriut mund të dërgojë më shumë trupa në Rusi së shpejti

Mberrijnë në Gaza kamionët me ndihma të OKB-së

Gjermania në borxhe rekorde! Parashikon të shpenzojë rreth 850 miliardë euro kredi të reja deri në 2029

Trump kërkon anulimin e gjyqit ndaj Netanyahut në Izrael

Vodhi 10 biçikleta dhe motomjete elektrike, arrestohet një person në Tiranë

Shtyhet seanca gjyqësore e dosjes “5D”, shkak mungesa e dy avokatëve

Gjekmarkaj homazh për Kadarenë në Kuvend: T’i ndërtohet një varr monumental dhe t’i organizohet një ceremoni rivarrimi ndërkombëtare

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.