Teksa kemi hyrë në dy ditët e fundit të Qershorit, temperaturat vijojnë të rriten, ndërsa masat e ajrit janë me kthjellime.
Sipas Meteoalb, moti sot Vendi ynë do të mbizotërohet nga kthjellimet gjatë gjithë ditës në të gjithë vendin, përjashtim bëjnë Veriu dhe Juglindja e territorit ku do të ketë kalime vranësirash të lehta.
Temperaturat e ajrit do të pësojnë rënie në të dyja vlerat termike, duke u luhatur nga 14°C deri ne 36°C.
Era do fryjë lehtë në tokë deri e fortë në det me shpejtesi 50 km/h nga drejtimi Verior-Verilindore duke krijuar dallgëzim mbi 4 ballë.
Ndërkohë që të dielën moti mbetet i kthjellët në pjesën më të madhe të vendit, ku më mbizotëruese do të jenë në zonën e ulët. Ndërsa në zonat malore mbeten me vranësira të lehta. Mbrëmja sjell përmiresim të kushteve të motit.
Temperaturat e ajrit do të pësojnë rënie në vlerat minimale dhe rritje në ato maksimale, duke u luhatur nga 13°C deri ne 36°C.
Era do fryjë lehtë në tokë deri mesatare në det me shpejtësi 30 km/h nga drejtimi Verilindore duke krijuar dallgëzim 2 – 3 ballë.
(E.K/Faxweb.al)