17:54 | 09/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Zgjedhjet lokale, paralajmëron PD: Nesër do të ketë dhunë, Edi Rama kërkon viktima

15:54 | 29/06/2019
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Regjistrimi i BD në zgjedhje, reagon Partia Demokratike: Lefter Koka deputet i marrë me qera, s’ka vlerë ligjore

Vetëm pak orë para zgjedhjeve lokale të 30 qershorit Partia Demokratike ka dalë me një komunikatë zyrtare.

Nga selia blu, ish-deputeti Flamur Noka ka denoncuar se ditën e nesërme gjatë zhvillimit të votimit do të ketë dhunë, dhe e gjithë kjo është një skenar i bërë nga Edi Rama.

Noka tha gjithashtu se janë angazhuar segmente nga krimi i organizuar për incidente gjatë votimeve.

Ndërkohë që e gjithë kjo është një skemë e Edi Ramës dhe faturimi do të jetë I gjithë për Partinë Demokratike.

“Regjimi në ikje i Edi Ramës ka vënë në lëvizje një nga skenarët më kriminalë, që synon të nxisë përplasje civile ditën e dielë dhe më pas, këtë dhunë shtetërore t’ia faturojë Partisë Demokratike dhe opozitës. Edi Rama kërkon viktima ndaj nxit konflikt me dhunën shtetërore dhe banditeske kundër qytetarëve të pafajshëm. Por ne nuk do të pranojmë që asnjë fije floku i asnjë shqiptari të preket për t’i zgajtur jetën këtij regjimi në grahmat e fundit. Partia Demokratike fton çdo qytetar të mos bjerë pre e provokimeve të Edi Ramës!”, tha Noka ndër të tjera gjatë fjalës së tij.

DEKLARATË E PARTISË DEMOKRATIKE, FLAMUR NOKA

Regjimi në ikje i Edi Ramës ka vënë në lëvizje një nga skenarët më kriminalë, që synon të nxisë përplasje civile ditën e dielë dhe më pas, këtë dhunë shtetërore t’ia faturojë Partisë Demokratike dhe opozitës.

 Me një skenar të denjë për regjimet diktatoriale ushtarake, ditën e dielë do të veshin uniformën e policit persona të paidentifikuar, banditë me rekorde kriminale, si dhe forca të armatosura të ushtrisë, të cilët, me ligj zgjedhor e kanë të ndaluar të jenë pranë qendrave të votimit.

Një video e shkurtër e siguruar para pak minutash në Dibër, tregon një automjet të Ministrisë së Mbrojtjes, që, sipas informacioneve tona po transporton forca të ushtrisë, të veshur me uniformën e policies kufitare.

Qëllimi është që kriminelët me uniformë policie, ushtarët me uniformë policie, militantët e Partisë Socialiste me uniformë policie të provokojnë dhunë, përplasje me qytetarët që po protestojnë në të gjithë vendin kundër farsës kriminale të Edi Ramës. Veshja e personave civilë apo efektivave të Forcave të Armatosura me uniformë të policisë është një shkelje e rëndë ligjore dhe përbën vepër penale.

 Me urdhër të Sandër Lleshit dhe të Edi Ramës, po kryhen të paktën dy vepra penale, “Përvetësim i detyrës shtetërore” dhe “Mbajtja pa të drejtë e uniformës”. Këto vepra ndëshkohen me burg nga Kodi Penal i Republikës së Shqipërisë, përkatësisht nenet 246 dhe neni 247. Por megjithë angazhimin e të gjithë strukturave kriminale të Rilindjes, ky skenar dhune shtetërore i Edi Ramës do të dështojë.

 Qytetarët nuk pranojnë kurrë dhunën shtetërore të Edi Ramës, që për karrigen e tij, është gati të shkatërrojë gjithçka. Shqiptarët janë gati të reagojnë si qytetarë europianë kundër instalimit të një diktature të re në Shqipëri. Edi Rama kërkon viktima ndaj nxit konflikt me dhunën shtetërore dhe banditeske kundër qytetarëve të pafajshëm. Por ne nuk do të pranojmë që asnjë fije floku i asnjë shqiptari të preket për t’i zgajtur jetën këtij regjimi në grahmat e fundit. Partia Demokratike fton çdo qytetar të mos bjerë pre e provokimeve të Edi Ramës!

 Refuzojeni Edi Ramën!

Braktiseni Edi Ramën!

Bojkotojeni Edi Ramën!

Sfidojeni dhe mos iu përkulni presionit të tij për të dalë në votimet farsë!

Filmoni, regjistroni, fotografoni dhe denonconi cdo dhunim, presion, dhunë, fallsfikim, mashtrim që regjimi i tij bën. Të bashkuar ne jemi shumica, ne jemi forca dhe garancia e ndryshimt që po vjen.

Pas

SKANDAL/ Kryetari i PS-së transporton materialet zgjedhore me makinën e tij private (VIDEO)

Para

Tërhiqen komisionerët e PS-së, reagon ish-deputetja

Para
SKANDAL/ Kryetari i PS-së transporton materialet zgjedhore me makinën e tij private (VIDEO)

Tërhiqen komisionerët e PS-së, reagon ish-deputetja

Discussion about this post

 



Të Fundit

Irani do t’i paraqesë shpejt SHBA-së një propozim bërthamor

“Rusët janë shumë të dobët për të sulmuar NATO-n”, Orban: Putin do ta mirëpresim me krahë hapur

Begaj pret në Presidencë kryeparlamentaren e Bullgarisë: Ndërtimi i përshpejtuar i Korridorit VIII, sfida jonë

Rinumërimi për rreth 40% të votave, Murrizi akuza Bardhit dhe Bylykbashit: Pranuat një ‘Kod Zgjedhor bastard’ për një karrige të qelbur në Kuvend

Zebrës rebele që “pushtoi” rrjetin, i zgjat vetëm 10 ditë “arratia”

Zëvendësuesi i mundshëm i Gjimshitit, Sylvinho enigmatik

Shefi i NATO-s bën thirrje për forcim 400 për qind të mbrojtjes ajrore

Vjen zyrtarizimi i shumëpritur, fituesi i Tripletës prezantohet si trajneri i ri i Interit

Malajzi, 15 të vdekur dhe 30 të plagosur gjatë përplasjes së një autobusi me studentë

“E vështirë me Letoninë, por duam 3 pikë”, Asllani: Kanë trajner italian, do të mbrohen mirë

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.