Transportimi i materialeve zgjedhore drejt qendrave ku pritet të votohet ditën e nesërme është shfaqur mjaft problematik dhe shqetësues gjatë ditës së sotme në gjithë vendin.
Kështu nga Gjirokastra raportohet se materialet po transportohen me makina private, përfaqësuers të Partisëe Socialiste, pa prezencën e Policisë dhe përfaqësuesve të KZAZ-vë apo gruopeve të vëzhguesve që marrin pjesë në proces.
Por kjo nuk është e gjitha, pasi raportohet gjithashtu është se në këtë process janë parë të përfshihen punonjës dhe drejtues të lartë të administratës së Gjirokastrës përfshirë drejtora, përgjegjës sektorësh etj.
Siç e kemi raportuar edhe më herët, diçka e tillë ka ndodhur edhe në qytete të tjera të vendit dhe pavarësisht denoncimeve të shumta, nuk është dhënë asnjë prononcim apo qëndrim zyrtarë nga asnjë përfaqësues i mazhorancës apo i atyre që mbarëvajnë këtë process.
(F.GJ/FAXWEB.AL)