Ish-kryeministri Sali Berisha, ka publikuar një denoncim me video të një qytetari nga periferitë e Tiranës.
“Denoncuesi digjital” shkruan se në tre qendra votimi të vendosura njëra pas tjetërs në lagjen Babrru Shpat, nuk është afishuar asnjë informacion lidhur me zgjedhësit, gjë që sipas tij nënkupton se kryeministri Edi Rama, “do t’i firmosë dhe vulosë vetë listat”.
STATUSI I BERISHËS
Ja “qendrat” e” votimit” te manipulimit te narkofarses se monstres se pluralizmit Edvin Kristaq Krimi. Ndiqni denoncimin e qytetarit! sb,-shkruan Berisha.
Reagimi i qytetarit
“Me këtë video doja tju shpjegoja qartë çfarë bëhet dhe si do bëhen zgjedhjet nesër dhe si do manipulohen zgjedhjet nesër. Të them të drejtën shumë njerëz janë skeptikë, thonë po si do manipulohen.
Unë ndodhem në lagjen time, ku prej shumë vitesh janë mbajtur zgjedhjet si lokale dhe ato qendrore. prej një jave shoh që këtu ku ndodhem unë janë tre qendrat e votimit, të lagjes Babrru Shpat. Siç e shikoni është kjo godina këtu.
Atëherë nuk e di nëse dallohet mirë një është kjo këtu, tjetra kjo këtu dhe e treta është aty matanë, është një derë e vogël dhe një ndërtesë pas saj. Të them të drejtën nuk e kuptoj, nuk kemi as tabela, nuk kemi as indicie, të paktën për votuesit e Babrru Shpatit. Në këto tre qendra votimi votojnë diku tek 1800 votues nga 3200 që është lista dhe sot, pak orë nga zgjedhjet lokale të quajtura nga Edi Rama dhe nuk ka as tabelë, as lista, as emra, as polici, asgjë.
Doja ta ndaja me ju këtë video. Banorët e Babrru Shpatit nesër nuk votojnë. Me këtë e faktoj, me qendrat e votimit. Zoti Edi Rama ka vendosur që me listat tona ti vulosë e firmosë e vetë kutitë. Kjo është zgjedhja e Ramës. Qendrat e votimit nuk ndodhen në asnjë vend”, thotë qytetari në fjalë.