Sapo ka përfunduar numërimi I votave në Bashkinë e Pusteci ku kandati i Partisë Socialiste Pali Kolevski ka marrë 645 vota.
Në këtë qytet janë numëruar 8 nga 8 kuti në total ku Kolevski i PS-së përballë kandidatit të Aleanca Maqedonase për Integrimin Europian, Edmond Themelko është shpallur fitues.
Kjo është bashkia e parë që ka arritur numërimin në kohë rrekord të votave pasi edhe numri i votuesve është tepër i ulët.
Në përfundim të numërimit të votave, Pali Kolevski, i cili kandidoi nën siglën e Aleances për Shqipërinë Europiane ka fituar me një diferencë prej 645 votash më shumë, ndaj kandidatit tjetër në garë. Ky i fundit është edhe kreu aktual i bashkisë në Pustec, Edmond Themelko, që më 30 qershor garoi nën siglën e Aleancës së Maqedonasve për Integrim.
(F.GJ/FAXWEB.AL)