Andrey Glover ka theksuar gjatë prezantimit të raportit paraprak të OSBE/ODIHR për zgjedhjet lokale të zhvilluar ditën e djeshme se qytetarët ishin vendosur nën presion nga partitë politike duke argumentuar se një pjesë e tyre votuan në presion dhe nga ana tjetër një pjesë nuk votuan për shkak të presioneve.
Pëfaqësuesja e OSB-ODIHR tha se vendi shkoi në zgjedhje në një situatë konfuze duke shtuar se dominimi I 31 bashkive në ranga vendi nga vetëm një kandidat nuk iu juepte mundësi qytetarëve që të zgjidhnin.
Fjala e përfaqësueses së OSBE/ODHIR:
E gjitha kjo e ka çuar popullatën në një situatë konfuze. Për kë bëhen zgjedhjet? Bëhen për politikanët apo për votuesit? Unë jam e bindur se në zgjedhje pjesmarrësi më i rëndësishëm është votuese, ato bëhen për qytetarët për të zgjedhur njërëzit që përfaqësojnë. Duhet t’ju sigurohet liria për të votuar lirshëm dhe pa presion, të jenë të sigurt se vota do të numërohet e sigurt dhe si duhet. Zgjedhjet duhet të jenë të mirëorganizuar dhe fonksionale në të gjitha nivelët në përputhje me ligjin. Duhet të ketë edhe një sistem drejtësie funksional për ankimimet që mund të ketë. Por si mund të funksionojë? Tërheqja e partive nga zgjedhjet e kufizoi mundësinë e zgjedhjeve të kandidatëve nga zgjedhësit. KQZ nuk ishte gjithmonë transparente në publikimin e raportimeve të saj. Në total për 61 bashkitë u regjistruan 94 kandidat për kryetar bashkie. Në 31 bashkitë kishte vetëm një kandidat. Kodi Zgjedhor parashikon përfaqësim të balancuar për të gjitha nivelet e administratës shtetërore. Megjithatë refuzimi fillimisht nga partitë opozitare për të refuzuar anëtarë në KQZ dhe KZAZ e la përfaqësimin politik në të gjitha organet e përfaqësimit zgjedhor të pa përfaqësuara. Në këto kushte zbatimi dhe funksionimi I ligjit për balancat nuk u përmbush. Kryetarët e bashkive të opozitës iu dërguan letra KQZ-së për të liruar ambientet e BAshkive. Në vende si Kamza, Kavaja, Klosi, Shkodra, Tropoja pati tentative për ta hequr qendrëm zgjedhore.Kjo çoi në përplasje të dhunshme dhe shkatërrimin e ambienteve zzgjedhgorte. KQZ iu desh të ndryshonte më shumë se 200 KZAZ
Ka një sërë numri të mediave të pozicionuara politikisht sipas interesave të pronarëve dhe përfitimeve të bizneseve të tyre. Kjo shkakton ndërhyrje të drejtëpërdrejtë në punën e kryeredaktorëve dhe ndryshon rrënjësisht pikëpamjet. Media nuk pati pavarësi dhe në vend të ofronte informacione të paanshme për kandidatët u fokusua tek kriza politike.
Votuesit ishin në presion nga të gjithas palët politike. Kjo në disa raste nuk e ka lejuar të votojë i lirë dhe i mirëinformuar. Kjo cënoi besimin e votusve dhe ishte e kundërta e asaj çfaë duhet të sgurojë një process zgjedhor. Nëse morën apo nuk morën pjesë në zgjedhje ata duhej të ishin trajtuar me respekt. Ne do të vijojmë të punojmë me raportin për rreth dy muaj.
Discussion about this post