Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka pasur ditën e sotme një takim me kryetarët e Bashkive të djathta, në qytete të ndryshme të vendit.
Sapo ka mbaruar ky takim dhe i pyetur nga gazetarët, Xhelal Mziu, kryetari i Bashkisë së Kamzës është shprehur se nuk ka shanc që të lë zyrën.
Xhelal Mziu: Asnjë lloj shanci nuk ka që të lëmë zyrën. Nuk ka lidhje Lulzim Basha por ato ishin zgjedhjet farsë. Nuk është një vendim zyrtarë po ajo e një pjese të madhe të shqiptarëve.
Gjithashtu ka folur për mediat dhe kryetarti i Bashkisë së Mallakastrës, Agron Kapllanaj, i cili nuk la pa përmendur edhe datën e re të protestës kombëtare, protestë kjo e 10-ta në radhë në harkun kohor nga djegia e mandateve nga opozita e deri më tani.
“Do bëjmë denoncimet tona për këto votime farsë. Në zonat do bëjmë denoncime që nga votimi i disa personave, manipulimi. Ne do e lirojmë zyrën kur të vijë pasardhësi jonë sipas ligjeve, kur të ketë zgjedhje dhe jo votime. Këto janë votime që nuk njihen, janë të jashtëligjshme dhe pa një dekret të presidentit. Ky është dekret i marrë nga opozita. Ne do të vazhdojmë të qëndrojmë në zyrën tonë përsa kohë do të bëhen zgjedhje të rregullta. Le të fitojë një kandidat tjetër dhe ne do ta mirëpresim. Në Mallakastër, kandidati i PS ka marrë 13% të votave, pra është kryetari i militantëve dhe jo i bashkisë. Si mund të jetë përfaqësues ky? Në 2017-ën në Mallakastër kanë marrë pjesë 55%, 17 mijë vota, ndërsa në 30 qershor 6 mijë votues, pra 11 mijë më pak”– tha Kapllanaj.
Sa i takon protestave, Kapllanaj tha se po diskutohet një datë dhe shumë shpejt ajo do të bëhet publike. Mbledhja e Bashës me kryebashkiakët e opozitës ka zgjatur rreth dy orë.