Një ngjarje rëndë ka ndodhur në qytetin e Shkodrës, ku pas një përplasjeje një person është plagosur me thikë.
Ngjarja ka ndodhur tek poliklinika e qytetit në afërsi të shkollës “28 Nëntori” shumë pranë qendrës së Shkodrës ndërkohë sipas burimeve bëhet më dije se emri i personit të plagosur Igli Pallosha, 19-vjeç.
Ende nuk është bërë i ditur emri i autorit të ngjarjes si dhe arsyet e ketij konflikti ndërkohë policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes për të zbuluar shkaqet dhe rrethanat e saj.
(F.GJ/FAXWEB.AL)