16:19 | 25/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Telashe për Presidentin e Federatës së Futbollit, shpallet fajtor dhe dënohet me burg

16:41 | 05/07/2019
në Aktualitet, Flash, Kosova, Sport, Te Fundit, Te Gjitha
0
Telashe për Presidentin e Federatës së Futbollit, shpallet fajtor dhe dënohet me burg

Telashe për Presidentin e Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK), Agim Ademi.

Pasuesi i Fadik Vokrrit në qeverinë e futbollit kosovar është shpallur fajtor për njërën nga dy veprat penale me të cilat ngarkohej.

Në aktgjykimin e shpallur të premten, Ademi është dënuar me 9 muaj burgim efektiv, për veprën penale të detyrimit në tentativë, ndërsa është shpallur aktgjykim refuzues për ushtrim të ndikimit, shkak se kjo vepër penale është parashkruar, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Ndërsa, i akuzuari tjetër në këtë rast, Muharrem Rama, është dënuar me një vit burgim për veprën penale të detyrimit në tentativë.

Aktakuza ndaj Ramës dhe Ademit është ngritur më 14 janar 2014, në bashkëpunim të Prokurorisë Themelore të EULEX-it, me Prokurorinë Themelore në Prishtinë.

Sipas pretendimeve të prokurorit të EULEX-it, Maarten Groothuizen, dhe prokurorit Ilaz Beqiri, në pikën e parë të aktakuzës, të pandehurit Ademi dhe Rama gjatë periudhës kohore 12 korrik – 12 shtator 2012, me qëllim të përfitimit material e kishin kërcënuar dhe sulmuar viktimën, Dritëro Kadolli, duke e detyruar të njëjtin të bëjë veprime në dëm të pasurisë së tij, respektivisht të bëjnë përfitim të padrejtë në shumën prej 30.000.00 euro, apo një veturë të tipit “BMW X5”, e cila veturë më pas pretendohej t’i dorëzohej Kryesuesit të Asamblesë Komunale të Prishtinës, Sami Hamiti, duke kryer veprën penale detyrimi në bashkëkryerje.

Ndërkaq, në pikën e dytë të aktakuzës, të pandehurit Ademi dhe Rama akuzohen për ushtrim të ndikimit në bashkëkryerje. Sipas aktakuzës, dy të akuzuarit kishin kërkuar nga i dëmtuari Kadolli premtimin e përfitimit të padrejtë, respektivisht shumën prej 30.000.00 euro apo veturën e tipit “BMW X5”, duke kërkuar në lidhje me ushtrimin e ndikimit jo të duhur të tyre në vendimmarrjen e një personi zyrtar, që në këtë rast është Kryesuesi i Asamblesë Komunale në Prishtinë, Sami Hamiti, që të ndryshoj statusin e një ngastre toke nga “zonë e gjelbëruar” në “zonë ndërtimore”.

Pas

Zbulohet varri masiv me 200 kufoma

Para

“Tërhiqi sa më shpejt bandat nga rruga”, Edi Paloka: Ja kë ka shantazhuar tjetër banditi që kërcënoi Zgurin

Para
“Tërhiqi sa më shpejt bandat nga rruga”, Edi Paloka: Ja kë ka shantazhuar tjetër banditi që kërcënoi Zgurin

“Tërhiqi sa më shpejt bandat nga rruga”, Edi Paloka: Ja kë ka shantazhuar tjetër banditi që kërcënoi Zgurin

Discussion about this post

 



Të Fundit

MOSKE – Rosstat: Lufta në Ukrainë po rrënon ekonominë e vendit

Sulmet izraelite vrasin 20 njerëz në Gazë, përfshirë një gazetar

Rusia dhe Ukraina kompletojnë këmbimin më të madh të të burgosurve që nga fillimi i luftës

“Bujtina e Jufkave” në Dibër, Rama: Shembull frymëzues i zhvillimit rural

Izraeli nuk ndal sulmet në Gaza, 20 të vdekur, përfshirë një gazetar

Shqipëria U21/ Miqësoret ndaj Hungarisë dhe Turqisë, trajneri Bushi publikon listën e lojtarëve

Rusia dhe Ukraina vazhdojnë shkëmbimin e të burgosurve, qindra të liruar

Gjobat e policisë në Gjirokastër, Policia Rrugore “ndëshkon” 1209 shoferë në maj

Policia e Shtetit, plan masash për mbarëvajtjen e Turit të 82-të Çiklistik të Shqipërisë

Zëdhënësja e Metës: 11 maji, farsë politike! Të hetohet çdo rast i shkeljes së ligjit

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.