Amsterdami nuk do të organizojë Festivalin më të madh të këngës në Europë, Eurovizion në vitin 2020.
Kjo pasi bashkia e Amsterdamit nuk do të paraqesë një ofertë për të mbajtur konkursin vitin e ardhshëm, pasi “Ziggo Dome” ku ishte programuar të zhvillohej festivali është i prenotuar dhe nuk lirohet dot as tetë javë para eventit.
Kjo ka hapur garën mes 5 qyteteve të tjera në Holandë për të zgjedhur se ku do të mbahet eventi i përvitshëm i muzikës. Rotterdami, Utrechti, Den Bosch-i, Arnhemi dhe Maastricht-i janë qytetet, ku njeri prej tyre do të përzgjidhet për të zhvilluar Eurovizionin dhe fituesi pritet të njoftohet përgjatë muajit gusht. Edicioni i kaluar i Eurovizion u fitua nga nga këngëtari Duncan Laurence në festivalin e organizuar në Izrael.