Një ngjarje e paprecedentë është denoncuar nga aktivisti, Kostandin Pula i cili përmes një statusi në rrjetet sociale ka deklaruar se një mësues është shoqëruar në mesin e natës nga Shefi i Komisariatitt të Kurbinit në sytë e dy fëmijëve të tij minorenë. “Akoma pa i lejuar që së paku të vishej, e kanë dërguar në ambientet e Komisariatit, për ta marrë në pyetje”, shkruan ai.
Policia e ka shpjeguar këtë sipas tij duke thënë: “Në orët e mbrëmjes, dikush ka shtënë në armë në ajër në rrugë, dhe ku ke qenë ti në atë orar?”
“I mbajtur për orë të tëra në birucat e komisariatit, ai është liruar në orët e mëngjesit.
Oficerët e policisë nuk e dinin që profesori vuan nga tensioni nervor, dhe nga sëmundje të tjera në lidhje me tensionin si zemra, dhe problemet me qarkullimin e gjakut. Për këto arsye, as nuk e kanë lejuar të pijë ilaçet, duke vënë në rrezik jetën e mësuesit”, shkruan Pula.
Sipas tij mësuesi quhet Vath Myrta dhe është marrë përdhunshëm vetëm se nuk pranoi të jetë pjesë e farsës së 30 qershorit! Kjo është e gjitha!
Denoncimi i plotë:
SKANDAL!
Të dashur miq!
Mora sot vesh një lajm të çuditshëm dhe skandaloz!
Shefi i Komisariatit të Kurbinit, i rrethuar nga 7 narko-policë, ka mësyrë mbrëmë në ora 00.30 minuta në shtëpinë e mësuesit dhe Kryetarit të Fshatit Shpërdhet, z. Vath Myrta.
Pasi e kanë marrë përdhunshëm, në sytë dy fëmijëve të tij minorenë, akoma pa i lejuar që së paku të vishej, e kanë dërguar në ambientet e Komisariatit të Kurbinit, për ta marrë në pyetje.
E dini cila është çudia?
“Në orët e mbrëmjes, dikush ka shtënë në armë në ajër në rrugë, dhe ku ke qenë ti në atë orar?”
I mbajtur për orë të tëra në birucat e komisariatit, ai është liruar në orët e mëngjesit.
Oficerët e policisë nuk e dinin që profesori vuan nga tensioni nervor, dhe nga sëmundje të tjera në lidhje me tensionin si zemra, dhe problemet me qarkullimin e gjakut. Për këto arsye, as nuk e kanë lejuar të pijë ilaçet!
Duke vënë në rrezik jetën e mësuesit, narko-policia e ka mbajtur gjatë orëve të natës në hetuesi për faktin e vetëm se mësuesi është pjesë e rëndësishme e opozitës në Kurbin!
Për t’i bërë presion, është marrë përdhunshëm në shtëpinë e tij, duke e degdisur sa në njërën zyrë në tjetrën!
Kjo çështje, është referuar sot nga drejtuesit e PD të Kurbinit, në strukturat e larta drejtuese, dhe në Zyrën për Mbrojtjen Juridike të PD.
Personat përgjegjës do të mbajnë përgjegjësi penale dhe do të japin llogari për dhunën që po ushtrojnë ndaj administratës!
Mësues, mjekë, infermierë, policë, etj., janë çuar përdhunshëm në kutitë e votimit nga zagarët e pushtetit në drejtim!
Profesor Vath Myrta, u mor përdhunshëm në komisariat vetëm se nuk pranoi të jetë pjesë e farsës së 30 qershorit! Kjo është e gjitha!
I bëj thirrje të gjithë zagarëve të pushtetit, me vula të dhuruara prej servilizmit; MOS GUXONI TI KTHENI SYTË NGA NJERËZIT E OPOZITËS! Sepse populli opozitar do ju marrë zvarrë!