04:11 | 28/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

“Më bënë presion psikologjik”, mësuesi tregon për Fax News skandalin e shoqërimit në Polici: Vajza u traumatizua

21:58 | 05/07/2019
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
“Më bënë presion psikologjik”, mësuesi tregon për Fax News skandalin e shoqërimit në Polici: Vajza u traumatizua

Një denoncim i pazakontë është bërë mbrëmjen e sotme nga aktivisti Kostandin Pula, ku një mësues ishte marrë me dhunë në mes të natës nga Policia e Kurbinit me forcë dhe në sy të familjes dhe fëmijëve minorenë për arsye sipas tij politike.

Fax News u interesua dhe gjeti kontaktin e mësuesit dhe Kryetarit të Fshatit Shpërdhet, Vath Myrta ku në një lidhje telefonike ai i tha gazetares, Xhilda Kondi se shoqërimi i tij është bërë me pretekstin se në afërsi të banesës së tij ishte qëlluar me armë në ajër, por ai sqaroi se ka qenë një akt politik për shkak të bindjeve që ka.

Myrta tha më tej se ka kërkuar shpjegime për shoqërimin e tij, por punonjësit e Policisë i thonin se “e di vetë ti, por mos guxo ta përsërisësh më”, duke shtuar se nuk e kishin lejuar as të pinte ilaçet gjatë kohës që mbahej në Komisariat.

“Më thanë ose do të vish o s’ka, sa me hir sa me pahir, në fund pavarësisht këmbënguljes, më morën. Thanë “dikush ka shtirë me armë aty”, ju thashë hejdeni pyetni lagjen bëni kontrolle. “Jo do të vish në Komisariat” – më thanë. Shkova atje, thashë pse më morët, më thanë se -“hë se të tregojmë herë tjetër”. Ju thashë a më keni thirrur për armën, “çfarë arme më thanë, s’ka lidhje”.

Më kanë mbajtur dy orë, firmosa një deklaratë dhe dola. Erdhën shumë të shqetësuar vëllai dhe gruaja. Kur dola nga komisariati më prisnin mbështetës dhe simpatizantë të PD-së. Nuk më kanë lejuar të  përdor ilaçet. Thashë nuk jap deklaratë pa pi ilaçet. Nuk më lejuan, më thanë “pi kur të dalësh jashtë. Atë punë e dimë ne se përse të kemi thirr po ec mos i përsërit më këto gjëra”. Ju thashë se më keni shoqëruar për arsye politike, më thanë “e di vetë ti se për çfarë por mos guxo ta përsërisësh”. I marrin vazhdimisht mbështetësit e opozitës në komisarit, në protestat e mëdha marrin 10-15 vetë.

Më erdhën tek shtëpia, vajza e vogël sidomos është terrorizuar. Më morën vetëm të dhënat dhe ku punoj e ku nuk punoj. Drejtëpërdrejtë nuk më thonin arsyen se pse më kishin thirrur por e di që ka qenë politike dhe për pjesmarrjen në protsta”, tha Myrta pë Fax News.

(F.GJ/FAXWEB.AL)

Etiketa: kurbinshoqerohet ne komisariatvath myrta
Pas

Makina përplaset me mjetin bujqësor, dërgohet me urgjencë në spital një person

Para

Lubonja: Ose do të durojmë diktaturën e Ramës, ose do të përdorim dhunë

Para
Deklarata e fortë e Lu-së, Lubonja: Ambasadori amerikan të jetë më i qartë, duhet pyetur nëse ka informacione të reja

Lubonja: Ose do të durojmë diktaturën e Ramës, ose do të përdorim dhunë

Discussion about this post

 



Të Fundit

Izraeli merr dërgesën e 800-të të ndihmës ushtarake amerikane në 600 ditë lufteIzraeli merr dërgesën e 800-të të ndihmës ushtarake amerikane në 600 ditë lufte

E rëndë në Meksikë/ Gjenden 17 trupa brenda një shtëpie në shtetin më të dhu*shëm të vendit, Guanajuato

Trump i jep goditjen e fundit Harvardit, anulon kontrata federale me vlerë 100 mln dollarë

Marrëveshja me Italinë, anija ushtarake ‘Spica’ niset drejt Shqipërisë me 30 emigrantë

Administrata Trump do të monitorojë rrjetet sociale të studentëve të huaj që kërkojnë viza

Ishte mbështetës i tij, Trump fal ish-sherifin e dënuar për ryshfet

Deputetët francezë mbështesin ligjin që lejon eutanazinë

PD ankimon Shkodrën në KAS: Të shpallen të pavlefshme dhe të përsëriten zgjedhjet në qarkun e Shkodrës

Ka ardhur droga e re, ‘Yellow Zushi’! U zbulua në valixhen e një 39-vjeçari. Po e transportonte në Shqipëri

EMRI+FOTO/ E rëndë në Itali – 39-vjeçari shqiptar aksidentohet për vdekje teksa ishte nisur për në punë

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.