Drew Goodall, nuk kishte qenë gjithmonë në kërkim të një strehe. Ai ishte vetëm 20 vjet kur karriera e tij si aktor po dështonte. Me kalimin e kohës ai nuk po kishte më oferta, dhe ishte shumë larg roleve që dëshironte. Me kalimin e kohës gjërat u përkeqësuan, ai nuk mund ta përballonte më as të paguante një strehë për vete, duke mbetur kështu në rrugë, raporton “The heart Soul”.
Drew në një intervistë për BBC, tregoi historinë se si arrti të mbijetone nga rruga. Pas shumë viteve, Drew sot është drejtor i kompanisë “Sunshine Shoeshine”, një kompani e pastrimit të këpucëve, me fitim vjetor prej 250,000 paund, dhe ai punëson vetëm persona të cilët janë të pastrehë. Qëllimi i tij është të ndihmojë dhe të i largojë njerëzit nga ajo “vrimë” që edhe ai ishte dikur.
Ai tregoi se si një njeri kur ai ishte në rrugë, çdo ditë që kalonte e ndihmoi që ai të fillonte të zgjohej në këmbë. Ai njeri i tregoi për disa njerëz që punonin në qendër të qytetit të Londrës, të cilët pastronin këpucë, dhe i tha ndoshta edhe ti mundesh të punosh atë punë.
Drew e pranoi ofertën. Por, nuk ishte e lehtë për të. Ai nuk kishte as një zyrë ose vend ku mund të punonte. Praktika e tij konsiderohet ilegale në Londër. Ajo se çfarë bënte ishte të pastronte këpucët për personat e pasur që kalonin për gjatë tij.
Fati buzëqeshi për Drew kur njëri prej punëtorëve të rregullt në kompani i ofroi një vend pune në zyrën e tij. Dhe tani ai mund të punonte i lirë dhe pa u frikësuar nga policët. Ai fitoi një pagë të arsyeshme dhe ishte në gjendje ta largonte veten nga rruga. Tani, Drew ka arritur majat në atë kompani dhe pjesa më e rëndësishme e kësaj historie është se ai mundohet të i ndihmojë edhe pjesën tjetër të shoqërisë ata të pastrehët dhe të varfëritë.