07:01 | 12/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

100 miliardë dollarë për të fituar Shtëpinë e Bardhë, premtimi që tërhoqi vëmendjen e të gjithëve

23:04 | 06/07/2019
në Aktualitet, Bota, Flash, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
100 miliardë dollarë për të fituar Shtëpinë e Bardhë, premtimi që tërhoqi vëmendjen e të gjithëve

Senatorja e Kalifornisë,Kamala Harris  zbuloi një plan prej 100 miliard dollarësh për të investuar në pronësinë e personave me ngjyrë, një propozim që kandidatja presidenciale për zgjedhjet e vitit  2020 tha se nëse zgjidhet, do të vinte në lëvizje planin e saj më të gjerë për të trajtuar hendekun racial të pasurisë amerikane.

“Pra, duhet korrigjojmë atë që kemi bërë keq dhe – pas gjeneratave të diskriminuara – t’u japim familjeve me ngjyrë një mundësi të vërtetë në pronësinë e shtëpive – historikisht një nga bazat më të fuqishme të pasurisë”, tha Harris në një fjalim të shtunën në Festivalin e Essence në New Orleans në atë që premton të jetë fillimi i një serie të politikave që fokusohen në komunitetin me ngjyrë afro-amerikan.

Redlining është praktika diskriminuese e mohimit të shërbimeve financiare ose të tjera për komunitetet me të ardhura të pakta dhe pakicë.

Propozimi i politikës së Harris gjithashtu synon të parandalojë diskriminimin në shitjet, qiratë dhe kreditë në shtëpi duke premtuar të forcojë dhe të zbatojë në mënyrë strikte ligjet kundër diskriminimit.

Gjatë një bisede me udhëheqësin e të drejtave civile Al Sharpton ndër të tjera, Harris lidhi pronësinë e shtëpisë me aftësinë që studentët të jenë në gjendje të paguajnë për arsimin e lartë dhe kreditë.

Harris tha se amerikanët me ngjyrë kanë qenë “institucionalisht dhe historikisht të privuar ligjërisht nga aksesi”, për burimin më të madh të pasurisë që një familje mund të ketë, e cila është strehimi.

“Kur fëmijët tanë duan të shkojnë në kolegj, ku si familje të tjera që zotërojnë shtëpinë e tyre kanë të drejtë dhe duhet të jenë të barabartë të hyjnë në në shtëpinë e tyre për të ndihmuar të paguajnë për shkollimin e nxënësve të tyre, dhe këta studentë duhet të marrin kredi për të përballuar pagesat e nevoojshme për një periudhë të gjatë kohore “, tha Harris.

Harris deri tani është kandidatja kryesore në radhët e Demokratëve për tu përballur me Donald Trump për Shtëpinë e Bardhë. Popullariteti i saj është në rritje pas debateve të fundit presidencialë në të cilët ajo u konsiderua fituese përballë kolegëve të partisë së saj. Kundërshtari i saj më i fortë brenda partisë mbetet ish-zëvendës presidenti Joe Biden.

(F.GJ/FAXWEB.AL)

Etiketa: gara presidencialeKamala Harrispresidencialet ne amerikeshba
Pas

“Ora e gjyqësorit në Shqipëri ka mbetur”, prestigjiozja franceze skanon sistemin e drejtësisë: 32 mijë dosje flenë në pluhur

Para

“Burrat e divorcuar, shumë herë më të rrezikuar nga sëmundjet”, studimi tregon shkaqet

Para
“Burrat e divorcuar, shumë herë më të rrezikuar nga sëmundjet”, studimi tregon shkaqet

"Burrat e divorcuar, shumë herë më të rrezikuar nga sëmundjet", studimi tregon shkaqet

Discussion about this post

 



Të Fundit

120 të vdekur dhe 161 të zhdukur, Trump viziton Teksasin pas përmbytjeve

Theth/ Vijon aksioni për prishjen e ndërtimeve pa leje, shembet ndërtesa 2 katëshe

Ukraina: Goditëm me dronë fabrika avionësh dhe raketash në Rusi

Mourinho e futi në ndeshjen e Champions te Reali, mesfushori spanjoll kalon te Flamurtari në Vlorë

Kosovë, dështimet sjellin tension/ Nuk konstituohet kuvendi as në seancën e 45-të, polemika mes opozitës dhe LVV

Vendimi për rikonstruksionin e hidrovorit të Vlorës, Dredha: Do të minimizojë rrezikun e përmbytjeve

Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov mbërrin në Korenë e Veriut për vizitë zyrtare

SPAK godet grupin kriminal që trafikonte drogë nga Amerika Latine në BE, 7 të arrestuar dhe 6 në kërkim

Ndryshime në Policinë e Shtetit – Emërime të reja në disa komisariate

Përplasje në Theth, zyrtari i IKMT: Askush nuk mund të godasë punonjësit e shtetit

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.