Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka uruar kreun e partisë ‘Demokracia e Re’, Kyriakos Mitsotakis për fitoren e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare që u zhvilluan sot në Greqi përballë rivalit të tij Alexis Tsipras.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Basha shprehet se nga sot me fitoren e ‘Demokracisë së Re’, do të jetë një fillim i ri për Greqinë, ndërkohë që thekson se zgjedhjet greke duhet të jenë një shembull për Shqipërinë.
Postimi në twitter:
‘Urime për Kyriakos Mitsotakis dhe ‘Demokracia e Re’ për fitoren e thellë! Sot shënohet një fillim i ri për Greqinë, inspirues dhe shembull për triumfin e vlerave europiane si për Shqipërinë ashtu edhe për pjesën tjetër të rajonit!’, shkruan Basha në twitter.