Analisti Ben Andoni beson se Shqipëria do të shkojë në zgjedhje të parakohshme në pranverën e vitit të ardhshëm.
I ftuar në studion e lajmeve të RTV Ora, Andoni është shprehur se opozita nuk duhet të braktisë institucionet, ndërsa Rama duhet të lexojë gjendjen e vështirë ekonomike ku ndodhet vendi.
“Është futur në një ngërç shumë të madh, të themi të asaj sesi ne e shpërdorojmë politikën. Për këtë duhet të binden të parët opozita, që nuk duhet të braktisë institucionet dhe i dyti zoti Rama që duhet të lexojë normalisht jo thjesht menaxhimin e vendit, por edhe gjendjen ekonomike të vendit. Unë besoj se Shqipëria është në zgjedhje të parakohshme besoj në pranverën e vitit të ardhshme”, u shpreh Andoni.
Sipas Andonit protesta e kësaj të hëne është një test për opozitën, për të kuptuar numrin e mbështetsve të saj.
“Protesta e nesërme është një protestë test e opozitës për të parë që sa do firojë përkrahja e militantëve të tyre pas kësaj situate që nuk është e zakonshme për ta fillimisht”, tha ai.