Të gjithë u habitën kur mësuan se këngëtari Renis Gjoka ishte bërë baba i një vajze, të cilën bashkë me partneren e tij kishin vendosur ta quanin Aura.
Thuajse askush nuk e kishte idenë se Renisi ishte në një marrëdhënie, e jo më që po pritstë të bëhej baba.
Por kush është vajza që i ka rrëmbyer zemrën këngëtarit dhe ai po mundohet ta mbajë kaq të fshehtë e larg vëmendjes mediatike?
Ajo quhet Jona Xhani dhe është në një lidhje me Renisin prej 5 vitesh. Publikisht me të u shfaq në vitin 2016. Çifti u fotografua për herë të parë në një darkë familjare, duke e prezantuar te miqtë si nusen e tij.
Po cila është historia me vajzën e panjohur në publik së cilës ai i dedikoi këngën “Dashuria ime ti” që Renis Gjoka konkurroi në “Kënga Magjike 2014”?
Nëna e re është një brune simpatike, me profesionin e ekonomistes dhe quhet Jona Xhani.
Nuk dihet ku është njohur me të, por me shumë gjasa në një nga club-et e natës, ku ai jep koncerte live.