Dafina Zeqiri dhe Lumi B hodhën në treg ditën e djeshme projektin më të fundit muzikor, që mesa duket ia dedikon së ëmës. Ripunimi i këngës së vjetër arbëreshe “O lule lule” e ka rikthyer pas në kohë këngëtaren, e cila nuk ka ngurruar të ndajë me ndjekësit në “Instagram” emocionet, dashurinë dhe mirënjohjen që ndjen ndaj nënës. Këtë të fundit ajo e cilëson një luftëtare që ka vendosur përpara vetes gjithnjë familjen.
“ ‘Lule Lule’, kënga jonë e parë që kemi kënduar bashkë një herë kur isha 2 vjeç. Unë të du mas shumti në botë! Ti ma ke dhuruar një talent që ma ka shpëtuar jetën , ashtu qysh na ke shpëtuar ti. Nënë dhe bab, je shembull! Unë thjesht po vazhdoj rrugën tënde, që janë munduar të ta ndërpresin!”-ka shkruar Dafina Zeqiri bashkangjitur videoklipit të postuar.
“Ah sikur ju ta dinit jetën time…koha do ta tregojë, kur të vijë momenti do të flas. Por kjo grua, përtej faktit që është mamaja ime, është një luftëtare! Është arsyeja se përse jam duke bërë këtë që po bëj, të cilën ajo duhet të ndalonte së bëri, për të luftuar për vajzat e saj!”-ka përfunduar këngëtarja.