Presidenti Ilir Meta ka zhvilluar ditën e sotme një telefonatë me kryeministrit e sapo emëruar grek Kyriakos Mitsotakis.
Nëpërmjet një statusi në Facebook Presidenti i Republikës ka shkruar se ka zhvilluar një bisedë telefonike, e ku ndër të tjera ai e ka uruar kryeministrin e ri grek për detyrën që ka marrë. Nga ana tjetër Meta uron që bashkëpunimi mes dy vendeve të rritet dhe të fuqizohet në interes të popujve.
Statusi i Presidentiti:
Kënaqësi t’i uroja sot gjatë një bisede telefonike, shumë suksese, kryeministrit të ri të Greqisë, z.Kyriakos Mitsotakis.
Shpresëplotë se marrëdhëniet mes dy shteteve tona do të fuqizohen akoma më shumë në interes të dy popujve tanë .
Progresi i Greqisë është shumë i rëndësishëm për të gjithë shqiptarët që jetojnë atje dhe për të ardhmen e përbashkët europiane.