Ndërkohë që deri më tani janë zbardhur emrat e 7 deputetëve që do të jenë pjesë e Komisionit Hetimor që do të ngrihet në Kuvend për shkarkimin e presidentit Meta, burime bëjnë me dije se numri i anëtarëve të këtij Komisioni mund të shkojë nga 9 në 11.
Faxweb.al mëson se emrat e deputetëve të propozuar nga Rama dhe të miratuar në mbledhjen e grupit janë:
Ulsi Manja kryetar komisioni dhe anëtarët: Vasilika Hysi, Klotilda Ferhati, Bashkim Fino dhe Alket Hyseni. Në Komision pritet që të ketë dhe 4 vende të lira, që do të zihen nga ana e deputetëve të opozitës së re.
Ndërkohë ndryshe nga sa deklaroi 5 ditë më parë, se kërkonte kohë për ngritjen e Komisionit Hetimor për shkarkimin e presidentit Meta, grupi parlamentar i kryesuar nga Rudina Hajdari ka bërë propozimet për të qenë pjesë e këtij Komisioni.
Dy propozimet e Hajdarit për komisionin me 9 vende janë Alban Zeneli dhe Halit Valteri, të cilëve do tiu bashkohen dhe dy deputetë nga radhët e të pavarurve të dalë nga listat e LSI-së.
Pak ditë më parë opozita e re kërkoi kohë që të plotësonte vendet në Komisionin Hetimor, duke thënë se nuk donte të bëhej pjesë e një përplasje personale mes Ramës dhe Metës, ndërkohë që mbetet për t’u parë qëndrimi që do të mbajë sot.
Komisioni hetimor do të evidentojë shkeljet e presidentit Meta, në rastin e dekretit për shtyrjen e zgjedhjeve lokale të 30 Qershorit, dhe më pas raporti do t’i kalojë Kuvendit.
Ndërkohë burime për Faxweb.al bëjnë me dije se nga 9-të anëtarë që ishte parashikuar të kishte komisioni hetimor për shkarkimin e Metëa, mund të arrijë në 11. Kjo vejn pasi ka kërkuar përfaqësim edhe grupi më i ri parlamentari partive të djathta me kryetar Adriatik Alimadhin!
Në rast se shkeljet konsiderohen të rënda, atëherë mazhorancës do t’i duhen 94 vota për shkarkimin e Metës, çështje e cila do të kalojë më tej në Gjykatën Kushtetuese, e cila mbetet ende jashtë funksionit.
(F.GJ/FAXWEB.AL)