Më 30 qershor, aktori i njohur Erion Isai u zgjodh kryetar bashkie në Kolonjë, në vendlindjen e tij.
Tashmë ai është transferuar së bashku me familjen për të jetuar atje, duke u larguar nga Tirana dhe duke dhënë dorëheqjen nga televizioni “Klan” dhe Teatri Kombëtar i Kukullave.
Së fundmi, Erioni ka bërë një postim në profilin e tij në “Instagram”, ku ka falenderuar njerëzit që e ndihmuan që të shënjonte në karrierën e tij artistike.
Në shkrimin krahas fotos ku ka vendosur njerëzit që e ndihmuan dhe ai i vlerëson, Isai shpreh një vlerësim dhe falenderim të veçantë për Altin Bashën, Ardit Gjebrean dhe vëllain, siç e quan Bes Kallakun.
“Faleminderit që më ndriçuat! ?❤
Janë njerëzit që kanë shenjuar rrugën time artistike që 15 vjeç. Me ❤ faleminderit!
Për të veçuar Altin Bashën, për të artën mundësi, Portokallinë, dhe Ardit Gjebrea për besimin e skenarit dhe bashkëpuntorit të kënga magjike, dhe E diela Shqiptare. E sigurisht kolegun, vëllain tim, prej 12 vjetësh, Bes Kallakun! Unë nuk do të kem angazhim artistik në televizion në sezonin e ri (ndërsa lejen vjetore sigurisht që do ta shfrytëzoj për teatër ?) . Nuk e di nëse vërtet puna e përkushtimi im ka qenë këto vite më e mira, por di se puna me këta njerëz më ka bërë më të mirë!”, shkruan aktori i njohur.
Moderatori i dashur për publikun shqiptar, Ardit Gjebrea, ka vendosur që t’i japë një këshillë publikisht Erionit për përfshirjen e tij në politikë tashmë.
Arditi e këshillon të mos fyejë publikisht dikë me të cilin mund të bëjë aleancë të nesërmen.