Vala e protestave që kanë përfshirë vendin prej muajit shkurt ka dhën pasojat e saj në turizëm duke bërë që të huajit ti frikësohen Shqipërisë.
Këtë sezon veror edhe jugu nuk është më i njejti, edhe pse bizneset thuajëse kanë përgjysmuar çmimet.
Në Borsh sezoni është hapur para një muaj e gjysëm, por turistët e parë janë vetëm ata italian e polak ndërsa kosovarët nuk kanë mbërritur ende. Me nje sy të lehtë plazhet duken qartazi të boshatisur.
Turistët e Borshit këtë vit, janë ata besnikët që nuk e tradhëtojnë fshatin prej vitesh teksa tregojnë se këtë verë cmimet kanë ndryshuar dhe kostoja e pushimeve është bëre më e përballueshme.
Mungesa e turistëve po ndihet në të gjithë vijën bregdetare të vendit ku përtej investimeve dhe reklamimeve në hoteleri turizëm, Shqipëria nuk rezulton destinacion për të huajit.