Teksa është duke paraqitur draftin e tij për Reformimin e Akademisë së Shkencave, akademiku Artan Fuga është përballur me një situatë të pakëndshme, shumë larg asaj që pritej për nivelin e tij.
Ishte deputeti i opozitës së re në Komisionin për Mediat Halit Valteri, ai që u tregua i paduruar, dhe mendoi se e gjeti zgjidhjen për situatën në Akademinë e Shkencave. Profesor Fuga duhet t’i kërkojë llogari nipit të tij Endrit, që është këshilltari i Edi Ramës për mediat.
Halit Valteri: Nuk e kuptoj pse ja kërkoni këtë gjë zonjës Eglantina apo zonjës Lindita, kërkojani nipit tuaj llogarinë, se ai ja hedh trutë Edi Ramës
Artan Fuga: Unë nuk i ngatërroj problemet familjare me problemet e punës, e kundërta do të ishte një formë e korrupsionit pasiv
Ndërkohë që më herët gjatë fjalës së tij Fuga u shpreh se rikthehej pas 10 vitesh censurë në një komision parlamentar.
“Jam këtu pas një censurimi 10 vjecar, vij pas 10 vjetësh përpjekje për reformimin e Akademisë se Shkencave. Shpresoj që këtu të dëgjohem dhe të mos ndërpritem, dua të them që në fillim se nuk kam asnjë interes personal në këtë çështje. Për të gjithë punën time nuk jam paguar asnjë lek.
Projektligji fatkeqësisht nuk vlerëson vlerat e komunitetit shkencor, është i dështuar, edhe si frymë edhe si mission. ASH ka provuar që nuk e bën dot këtë reformim, e ka të vështirë të reformojë vetveten. Asnjë mendim apo ide qe kam bere nuk është marrë parasysh nga ana e grupit te punes”, u shpreh Fuga.
“Cështja e Akademisë dhe reformimit të saj është bërë publike nga ana ime, unë e kam hapur këtë problem. Të gjitha propozimet e mia janë censuruar, në 2017 u bën zgjedhje në akademi me rezultatin 100 %.
Me atë projektligj asnjë nga kuotat nuk është arritur, aq më pak të bëhet fjalë për rithemelim. Në 16 janar 2018, ngrihet grupi i punës me 7 persona, të cilët përfaqësojnë vetem një vijë. Nuk ka të jashtëm në këtë grup, janë të gjithë anëtarë të akademisë”, tha më tej akademiku.
(E.K/Faxweb.al)