23:25 | 22/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Deportimi nga SHBA i Ruhan Hirajt, avokati mohon akuzat: Ja si qëndron e vërteta

17:20 | 10/07/2019
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Deportimi nga SHBA i Ruhan Hirajt, avokati mohon akuzat: Ja si qëndron e vërteta

Avokati Bashkim Nikolla ka muhuar se klienti i tij, Ruhan Hiraj i cili i deportua ditën e sotme nga Amerika ka muhuar se klienti i tij të jetë i përfshirë në vrasjen e efektivit të RENEA-s në Lazarat në vitin 2015 si dhe plagosjen e 2 efektivëve të tjerë në aksionin e bujshëm policor për spastrimin e fshatit jugor nga kultivimi i bimëve narkotike.

Nikolla tha se shumë shpejt do të arrihet që e drejta ligjore dfhe juridike të arrihet nga ana e Hirajt duke dhënë si argument se nuk ka asnjë provë që e implikon këtë të fundit në atë ngjarje.

“Atë ditë që ka ndodhur ngjarja klienti im ka qenë në Tiranë me familjen e tij ndërkohë që vrasja e efektivit Ibrahim Basha ka ndodhur në Lazarat, vrasje e cila ka ndodhur në orën 10:00 të mëngjesit ndërkohë që Hiraj ndodhej 300 km larg.  Hiraj nuk ka qenë pjesë e asnjë grupi kriminal. Shumë shpejt përmes fakteve dhe argumenteve ligjore do të provojmë se është i pafajshëm. Ka tre vite hetim ndaj tij dhe nuk është zbuluar asgjë që e implikon”, tha avokati.

https://www.facebook.com/faxweb.al/videos/478309132734368/

Diten e sotme eshte deportuar nga SHBA-ja, një prej pjesëtarëve të grupit të strukturuar kriminal, ku pas sulmit me armë në qershor të vitit 2015 në Lazarat, mbeti i vrarë punonjësi i Policisë Ibrahim Basha, sot “Dëshmor i Atdheut”, si dhe u plagosën dy efektivë të tjerë të Policisë.

Gjatë paradites së sotme si rezultat i një operacioni të gjatë (1 vjeçar) bashkëpunimi i Interpol Tiranës me Zyrën e Hetimeve Kriminale, pranë Shërbimit Diplomatik të Sigurisë në Ambasadën e Shteteve të Bashkuara në Tiranë (DSS), u bë i mundur deportimi nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës drejt vendit tonë, për tu përballur me organet shqiptare të drejtësisë i shtetasit shqiptar:

  • Ruhan Hiraj, 22 vjeç, banues në Lazarat, Gjirokastër.

Ky shtetas ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda Tiranë në vitin 2018, e ka dënuar këtë shtetas me 15 vjet burg për veprat penale “Kundërshtim i punonjësit të Policisë së Rendit publik me dhunë”, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, “Prodhimi i armëve luftarake“, “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, “Pjesëmarrja në bandën e armatosur”.

Përmbledhje e ngjarjes së ndodhur:

Në datë 24.06.2015, në fshatin Lazarat të rrethit Gjirokastër, shtetasi Ruhan Hiraj në bashkëpunim me disa shtetas të tjerë kanë qëlluar me armë zjarri në drejtim të punonjësve të policisë të repartit “Renea”, të cilët kanë qenë brenda në automjetin e policisë në vendin e quajtur “Pularia”.

Si pasojë e këtyre të shtënave, ka mbetur i vrarë brenda në automjetin e policisë, punonjësi i Policisë Ibrahim Basha, si dhe janë plagosur punonjësit e policisë, J. I. dhe P. H.

“Policia e Shtetit Shqiptar ka një falënderim të veçantë për Zyrën e Hetimeve Kriminale pranë Shërbimit Diplomatik të Sigurisë në Ambasadën e Shteteve të Bashkuara në Tiranë (DSS), Agjencinë për Emigracionin Doganat dhe Operacionet Speciale (ICE-ERO), Agjencinë për Patrullimin Kufitar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës (USBP), Byronë Qendrore Kombëtare të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, (USNCN), Interpol Roma dhe Zyrën Uci Albania në Shqipëri e Oficerin e Kontaktit të Policisë së Shtetit në Bari, për koordinimin me Policinë e Kufirit të Roma Fiumicino, për përpjekjet dhe veprimet e tyre për të realizuar gjithë këtë proces të përshpejtuar kthimi në Shqipëri, për t’u përballur me organet e drejtësisë shqiptare”.

Kujtojmë se Gjykata e Krimeve të Rënda dënoi me 2 burgime përjetë Albion Alikon dhe Bajram Bocin, dhe dënoi me 150 vite burg 7 anëtarët e tjerë të grupit. Grupi i kryesuar nga Aliko dhe Boci u akuzua për vrasjen e efektivit të RENEA-s., Ibrahim Basha në qershor të vitit 2015.

Efektivi Basha u qëllua me një plumb në kokë më 24 qershor 2015 në hyrje të fshatit të Lazaratit. RENEA ishte njoftuar për një situatë problematike në Gjirokastër, ku ishin raportuar të shtëna me armë zjarri, rreth orës 05:00 të mëngjesit dhe menjëherë është nisur një grup efektivësh të forcave speciale.

Pasi automjeti i RENEA ka hyrë për patrullim në fshat, i është bërë pritë dhe është ndeshur me breshëri armësh. Nga të shtënat efektivi i RENEA Ibrahim Basha mori një plumb në kokë dhe humbi jetën në vend, ndërsa u plagosën edhe dy kolegë të tij, Jetmir Isaj dhe Perlat Shpati.

(F.GJ/FAXWEB.AL)

Etiketa: Bashkim Nikollaibrahim bashaRuhan Hiraj
Pas

“Në 30 qershor ikën të gjitha puplat”, Vasili: Ky kryeministër sot është më lakuriq se kurrë

Para

E bujshme/ Mandzukic drejt divorcit me Juventusin, pranë zyrtarizimit rikthimi te Bayern

Para
Mandzukic në ‘shok’ mbas golit: M’u deshën 30 sekonda të kuptoja se çfarë ndodhi

E bujshme/ Mandzukic drejt divorcit me Juventusin, pranë zyrtarizimit rikthimi te Bayern

Discussion about this post

 



Të Fundit

Pas sulmeve amerikane në Iran, Medvedev: Disa vende do furnizojnë Teheranin me armë bërthamore

Zjarre në Greqi, përfshihet nga flakët zona pyjore në Rodos

Pas sulmeve të SHBA në Iran, Rama: Kjo nuk është një çështje armësh bërthamore, por e një regjimi që thërret për shfarosje

Turistja 66-vjeçare nga Bosnja mbytet në Durrës, policia: Dyshohet për vdekje aksidentale

Përplasje “kokë më kokë” në aksin Prrenjas–Librazhd, tre të plagosur, një në gjendje kritike

Presidenti iranian: Izraeli nuk vepron dot pa SHBA, ata janë nxitësit kryesorë

Sulmet e SHBA ndaj Iranit, OKB thërret mbledhje urgjente

Zjarri përfshin Pilurin e Himarës, flakët djegin kullota, ndërhyrje nga ajri dhe toka

Tragjedi në një dasmë në Francë/ sulm me armë zjarri, dy të vdekur përfshirë nusen

Thirrje për paqe nga Papa Leoni XIV pas përshkallëzimit në Lindjen e Mesme: Mbrojtja e dinjitetit njerëzor në qendër

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.