Në 1 qershor skafistët duhet të kishin nxjerr motorët e tyre të ujit në det, për të kryer aktivitetet turistike dhe personale. Për të dytin vit radhazi situata paraqitet e njëjte, subjektet paguajne detyrimet në shtet për leje një vjeçare dhe motorët e ujit qëndrojne në breg.
Kur ka kaluar pothuajse gjysma e sezonit turistik ata thone se kostot e shkaktuara nga institucionet shtetërore janë të konsiderueshme, dhe e vetmja mënyrë mbetet ndjekja ligjore në qoftë se ata nuk marrin lejen nga Policia Kufitare. Ndërsa për nje operator norvegjez, zgjedhja duket më e lehtë, do të largohet nga Shqipëria.
Bashkia e cila në fund të mandatit të saj nuk po kryen ndërhyrjet e nevojshme në turizem nuk ka vendosur sinjalistikën detare duke ua kërkuar këtë skafistëve, c’ka ka sjell edhe përplasjen me Policinë Kufitare Sarandë, duke mos arritur në lëshimin e lejeve të lundrimit të motorëve të ujit.
Edhe vitin e shkuar lejet për skafistët u dhane në mes të verës pas denoncimit të tyre në media, ndërsa këtë vit përsëritet sërish e njëta situate vetëm në Sarandë pasi në gjithë vijën bregdetare motoret e ujit prej javësh kanë filluar aktivitetin e tyre.
https://www.facebook.com/faxweb.al/videos/2357503031198120/
(F.GJ/FAXWEB,AL)