Debati mes avokatit Altin Goxhaj dhe Bledi Manes ka pasuar me shumë reagime në rrjetet sociale, një prej të cilëve ishte dhe ai i gazetarit Lutfi Dervishi.
Me humorin e hollë që e karakterizon, Dervishi shkruante se dia studio televizive duhet të paguahen nga fondi i shëndetit publik, pasi kountribojnë për të hequr nga rruga persona me probleme.
‘’Ministria e Shëndetësise dhe ministria e Brendshme duhet në menyre urgjente të kalojë një pjesë të fondit të kujdesit shëndetësor për disa programe politike televizive. Ata po kontribuojnë për qetesinë publike. Imagjinoni për një moment sikur të semurit që kanë në studio të ishin në…rrugë!”, shkruante Dervishi, reagim që s’i ka pëlqyer aspak Bledi Manes.
Në një reagim të bërë po në rrjetet sociale ai ka sulmuar me një fjalor të rëndë Dervishin, duke e quajtur atë dhe një gazetar të kapur, që i shërben të djathtës.
Reagimi i plotë i Manes:
Tejet i mërzitur nga fjalori im parmbrëme në programin e Dritan Hilës te Ora Neës Tv, gazetari i vjetër dhe pedagogu i ri i gazetarisë Lutfi Dervishi, reagoi ironikisht dhe tërthorazi kundër meje në llogarinë e tij në Tëitter.
Përballë meje atë natë kisha një avokat që gdhin dhe ngrys ditën me sulme dhe konspiracione kundër miljarderit dhe filantropit amerikan Xhorxh Soros. Gjithësesi nuk po merrem me avokatin sepse ia dhashë publikisht përgjigjen që meritonte pasi më akuzoi si vegël e botuesit Mero Baze dhe kryeministrit Edi Rama por dua të ndalem pak, vetëm pak te Lutfiu. Gjuha ime ishte pornografike por në gjithë këtë kakofoni të debateve publike në mediumet shqiptare, vetja më duket më paqësori nga të gjithë.
Lutifiu më ironizonte duke më etiketuar si i sëmurë psiqik pse përdora fjalën “qirje” por në fakt kur i bërtita avokatit “t’qi ty, Meron dhe Edin!” konotacioni nuk ishte aq seksual sesa sfidues.
Lutfi Dervishi është gazetar i vjetër i Sali Berishës qyshkur punonte te gazeta “Republika” në vitin e largët 1992. I ka shërbyer dhe ende i shërben një të djathte sharlatane me mënyrën e tij të skuthët dhe pavarësisht se herë pas here tregohet racional, edhe sot që ka shkuar 62 vjeç, shfaqet i kapur.
Lutfiu prej 27 vitesh karrierë kurrë nuk reagoi as për vjedhjet e votave në maj të vitit 1996, as për skemat piramidale, as për pragluftën civile të 1997, as kur drejtonte gazetën “Albania” të Ylli Rakipit dhe u përdor nga Edi Rama për një leje pallati. Madje nuk ulëriti publikisht as kur Gërdeci i Shkëlzen Sali Berishës bëri gjëmën me 34 viktima, as kur 21 janari 2011 palosi në tokë 4 viktima të tjera.
As sot, as tani kur kolegët gazetarë të Lutfiut, Andi Bushati, Armand Shkullaku, Ylli Rakipi, Fatos Lubonja bëjnë thirrje për përplasje civile, për djegie institucionesh, për dhunë, për rrëmbim armësh. Lutfiun nuk e shqetësojnë as deklaratat e poshtra të kolegut të tij pedagog Mark (Shehri) Markut kur nxin nëpër ekrane televizionesh duke paralajmëruar gjak, mortje, përmbysje pushteti me dhunë.
Pra shkurt e shkoqur, Lutfi Dervishin e ka shqetësuar pas kaq vitesh karrierë, fjala ime “qirje” ndaj unë si qytetar dhe gazetar i lirë po dyshoj. Lutfiut nuk i bën përshtypje gjaku por sperma. Jo gjaku i derdhur prej politikanëve të mbrapshtë por sperma virtuale e një kolegu gazetar modest.
Lutfi Dervishi ku je, ku je se po vi dhe në duar po mbaj…
Në duar kam një armë jo prej hekuri, një armë që ul gjakrat dhe zbut racën! Ku je Luti?
(E.K/Faxweb.al)
Cfare eshte ky injorant banal qe shkruan e flet pa pike drojtje ? Aq me keq , disa moderatore ekstremiste Te majte e ftojne edhe neper emisione? Nuk shoh ndonje ndryshim Te madh ndermjet tij dhe Muc Nanos(ka nje kontradikte ndermjet emrit dhe ‘modernitetit’ Te tij).
Kur do t’i pastroje shoqeria shqiptare keto tipa qe nga fshatra te humbura shkojne e jetojne ne Tirane e duan vemendje?