Aktivisti dhe anëtari i sindikatës që mbrojnë të drejtat e punonjësve që punojnë nëpër call-center, Tonin Preçi ishte i ftuar në studion e lajmeve të Fax News i cili foli mbi problemet që hasin kryesisht të rinjtë në ketë sipërmarrje në vendin tonë.
“Kodi i Punës” është shpeshherë një lojë me të cilën mund të luajmë dhe jo diçka që zgjidh problemet e të punësarve. Duke qenë se ne kemi vetëm 6 muaj që jemi në treg, kemi fituar disa beteja shumë të vogla, por ne po vazhdojmë drejt një fitoreje për sa i përket ankesave që kanë disa punonjës në Alba Call të cilët kërkojnë rritjen e rrogave.
Disa punëtorë të sektorit call center, me datë 17 shkurt 2019, kanë themeluar, me mënyrë të pavarur dhe me vullnet të lirë, sindikatën e parë për mbrojtjen e të drejtave të punëtorëve të këtij sektori.
Sipas Preçit, po bëhen gati 6 muaj dhe çështja e njohjes së statusit juridik të sindikatës po zvarritet në gjykatën e shkallës së parë.Në Shkurt, kemi dorëzuar dokumentacionin përkatës pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë.
Për të gjitha shkeljet ne do ti drejtohemi të gjitha instancave përkatëse, si institucioneve kombëtare që mbikëqyrin veprimtarinë gjyqësore ashtu edhe institucioneve ndërkombëtare që mbrojnë të drejtën e organizimit sindikal”, tha Preçi.
(F.GJ/FAXWEB.AL)