Aktivistja dhe anëtarja e kryesisë së PD-së në Fier, Enkelejda Veliu ka reaguar pas publikimit nëpër mediat online si dhe në rrjetet sociale të një fotografie që vjen nga ditëlindja e deputetit të PS, Jurgis Çyrbja, njëherësh anëtar i Komisionit të Ligjeve.
Në forton e mëposhtme janë anëtarët e këtij komisioni ndërkohë që Veliu ka komentuar pjesëmarrjen në këtë tryezë të deputetit të ri Halit Valterit.
“Monstrat, qe rrit PD.., duke na hequr gjithe kohen menjane.. Duke na hequr emrat nga listat e keshillave bashkiake, nga listat e deputeteve..apo cdo funksion tjeter ne parti. E shikoni sa kollaj shiten, njerezit qe skane ideale..?!”, shkruan Veliu.
Ndërkohë në foto vihet re edhe një shkelje nga ana e të paktën dy deputetëve të Kuvendit të shqipërisë të cilët mbajnë në duar puro të ndezura pavarësisht se me ligj është e ndaluar në ambiente të tilla.
(F.GJ/FAXWEB.AL)