Një aksident tjetër ka ndodhur në Elbasan ku sipas informacioneve paraprake mësohet se një makinë është përplasur me borduren në anësore të rrugës.
Raportohet se drejtuesi i mjetit, 21-vjeçari me inicialet A.H., është bllokuar brenda makinës ndërkohë që i plagosur ka mbetur edhe një person tjetër ndërsa ambulanca dhe zjarrëfikësja janë nisur drejt vendit të ngjarjes.
Si pasojë është dëmtuar drejtuesi i mjetit dhe posagjeri shtetasi G.B., rreth 26 vjec, banues në Elbasan, të dëmtuarit janë transportuar në Spitalin e Elbasanit, dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
Aksidenti ka ndodhur në aksin rrugor Elbasan-Peqin konkretisht në fshatin Papër pak minuta më parë.
Informacion paraprak
Në aksin rrugor Elbasan-Peqin, në fshatin Papër, shtetasi A.H.,rreth 21 vjec, banues në Elbasan, duke drejtuar mjetin “Benz”, ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga dhe për pasojë është përplasur me mbrojtesen metalike anësore, të rrugës .
Si pasojë është dëmtuar drejtuesi i mjetit dhe posagjeri shtetasi G.B., rreth 26 vjec, banues në Elbasan, të dëmtuarit janë transportuar në Spitalin e Elbasanit, dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit.
(F.GJ/FAXWEB.AL)
Discussion about this post