22:47 | 17/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

“Avokati i Popullit faktoi denoncimet tona”, paralajmëron Gjunkshi: Ne nuk harrojmë

17:47 | 16/07/2019
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
“Avokati i Popullit faktoi denoncimet tona”, paralajmëron Gjunkshi: Ne nuk harrojmë

Duke e nisur me fjaklët se zgjedhjet e 30 Qershorit ishin të paligjshme dhe anti-kushtetuese, ish-deputeti democrat, Gjemal Gjunkshi shprehet se drejtuesit e fushatës janë të njëjtët banditë me pushtet që kanë vjedhurm sipas tij zgjedhjet në të kaluarën, kanë dhunuar kundërshtarët politikë dhe përfaqësuesit e opozitës, janë të njëjtët banditë me uniformë që u faktuan nga përgjimet e gazetës gjermane BILD, si pjesë e dosjes kriminale 184.

Gjunkshi ka hedhur akuza të forta ndaj policisë lidhur me arrestimet e shumta të protestuesve para zgjedhjeve duke argumentuar se kanë ndodhur me urdhër politik të misnitrit të Brendshëm dhe në dukomentet që disponohen sipas tij, provohet se oficerët e policisë gjyqësore, nën urdhrat e Sandër Lleshajt, kanë mashtruar për kohën e arrestimit të qytetarëve, për të mbuluar shkeljen flagrante të ligjit dhe të të drejtave të njeriut.

“Partia Demokratike siguron çdo qytetar se shkelësit e ligjit, ata që kanë guxuar të ngrenë dorën dhe të nëpërkëmbin dinjitetin e qytetarëve vetëm se ata kërkojnë të drejtat e tyre kushtetuese, do të përgjigjen para drejtësisë”, tha Gjunkshi gjatënjë deklarate për shtyp nga selia e PD-së.

Deklarata e plotë:

Gjatë votimeve të paligjshme, antikushteuese dhe njëpartiake të 30 Qershorit, kemi denoncuar dhunën dhe terrorin shtetëror që është ushtruar ndaj qytetarëve dibranë nga policia politike e Edi Ramës.

Drejtuesit e saj janë të njëjtët banditë me pushtet që kanë vjedhur zgjedhjet në të kaluarën, kanë dhunuar kundërshtarët politikë dhe përfaqësuesit e opozitës, janë të njëjtët banditë me uniformë që u faktuan nga përgjimet e gazetës gjermane BILD, si pjesë e dosjes kriminale 184.

Të gjitha denoncimet e Partisë Demokratike për dhunën barbare të policisë ndaj qytetarëve dibranë janë faktuar të vërteta nga Avokati i Popullit. 

Avokati i Popullit thotë se policia ka shkelur disa nene të Kodit Penal, kur ka keqtrajtuar fizikisht qytetarët apo kur i ka arrestuar ata pa prova, jo në flagrancë dhe u ka kontrolluar banesën jashtë afateve ligjore.

Avokati i Popullit ngre shqetësimin se shefi i Komisaritit të Dibrës, një bandit me unifromë, nuk ka marrë asnjë masë për t’u siguruar të keqtrajtuarve nga policia mundësine e eskpetimeve mjeko ligjore.

Avokati i Popullit ka zbuluar edhe një fakt tjetër të rëndë nga sjellja prej bande e policisë së Edi Ramës me qytetarët e Dibrës.

Bazuar në dokumenta dhe dëshmi të pakundërshtueshme, oficerët e policisë gjyqësore, nën urdhrat e Sandër Lleshajt, kanë mashtruar për kohën e arrestimit të qytetarëve, për të mbuluar shkeljen flagrante të ligjit dhe të të drejtave të njeriut.

Një nga shkeljet e paprecedenta të Policisë politike të Edi Ramës në Dibër është refuzimi për t’iu bindur urdhrit të Gjykatës për të çuar para gjykatës të ndaluarit. Avokati i Popullit ka konstatuar se Avokati i popullit vë në dukje se “Mosdërgimi i të arrestuarve në Gykatën në datën e kërkuar prej saj do të thotë se Policia ka konsumuar elementët e veprës penale të “Shpërdorimit të detyrës, duke dëmtuar rëndë besimin e publikut tek këto organe të administratës publike.
 “

Policët dhe drejtuesit e inkriminuar të policisë të kapur me zë e figurë në dosjen 184 të vjedhjes së votës në Dibër, në vend që të jenë pas hekurave apo të larguar nga detyra, janë graduar nga qeveria e Edi Ramës dhe kanë patur licensë nga qeveria për të dhunuar dhe terrorizuar popullin e Dibrës.

Partia Demokratike siguron çdo qytetar se shkelësit e ligjit, ata që kanë guxuar të ngrenë dorën dhe të nëpërkëmbin dinjitetin e qytetarëve vetëm se ata kërkojnë të drejtat e tyre kushtetuese, do të përgjigjen para drejtësisë.

Ne nuk harrojmë!

Ligji ka për të vepruar me ashpërsinë më të madhe ndaj banditëve me dhe pa uniformë në Dibër dhe në të gjithë Shqipërinë!

(F.GJ/FAXWEB.AL)

Etiketa: Xhemal Gjunkshi
Pas

FOTO/ Ish i dashuri e shpërfytyroi dhe e la të verbër, partneri i ri bën gjestin prekës për modelen

Para

Thyen rrjetin/ Miliarderia më e re në botë pozon siç e ka bërë nëna

Para
Thyen rrjetin/ Miliarderia më e re në botë pozon siç e ka bërë nëna

Thyen rrjetin/ Miliarderia më e re në botë pozon siç e ka bërë nëna

Discussion about this post

 



Të Fundit

Hasani mikpret Zëvendëskryeministren për Integrimin Evropian të Moldavisë: Bashkëpunim për integrimin

Gara e fortë në Lezhë! Kontestohet një votë, PS pretendon se është e pavlefshme, por…

“Shqipëria e ka vendin në BE”, Macron falënderon Ramën për mikpritjen: Franca ju mbështet në këtë rrugëtim!

Sot, finalja e Eurovizion, “Zjerm” pritet të ndezë skenën, Suedia favorite për të fituar

Numërimi i votave të diasporës nga Greqia, përfundon procesi për disa nga qytetet

Lufta në Ukrainë/ Trump do të zhvillojë bisedë telefonike me Putin dhe Zelensky

Nën dyshimin për spiunazh, kush janë 3 iranianët që dalin para gjykatës së Londrës

Vota e diasporës, dalin 50 vota më shumë në kutitë e fundit, Tabaku i ankohet Celibashit

Lavrov dhe Rubio në bisedë telefonike, diskutojnë rezultatet e bisedimeve në Turqi

Marrëveshje mes Rusisë e Ukrainës? Ja çfarë u propozon Vuçiç palëve

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.