00:20 | 18/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Shtrëngoi duart me Spartak Brahon, flet në Fax News Agron Tufa: Më zgjati dorën, jemi kundërshtarë por…

18:26 | 16/07/2019
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Shtrëngoi duart me Spartak Brahon, flet në Fax News Agron Tufa: Më zgjati dorën, jemi kundërshtarë por…

Kreu i Institutit kundër Krimeve të Komunizmit, Agron Tufa, dhe studiuesi  Çelo Hoxha ishin të ftuar në studion e lajmeve të Fax Neës ku folën për temat e debatit të hapura prej kohësh lidhur me krimet e komunizmit si dhe për mbledhjen e sotme të Komisionit të Ligjeve.

“Gjithë lufta bëhet për ta mbrojtur Luftën Nacional Çlirimtare nga krimet që nuk i themi ne por e thonë dokumentat. Përballë kësaj padrejtësie nuk është se ne po bëjmë historinë, as nuk marrim përsipër të bëjmë moralin e luftës, por ne studiojmë për krimet e komunistëve gjatë luftës. Kemi zbuluar që ato janë bërë përgjithësisht nën presionin dhe shërbimin e emisarit Jugosllav”, tha ndër të tjera Tufa.

Ndërkohë, studiuesi Çelo Hoxha u shpreh se po kufizohet e drejta e dijes. Ai shtoi se në disa nga dokumentat që ka studiuar dhe prezantuar i ka analizuar në përputhje me ligjet që vetë komunistët i kishin shkruajtur dhe i zbatonin. “Ajo që ka prekur disa sendimente të shqoërisë është qasja, sepse nuk kanë problem me aspektin moral por me atë ligjor. Është e vetmja periudhë e lavdishme e të majtës me të cilën krenohen e nëse dalin të vërtetat ajo del thjeshtë si një organizatë që vriste dhe ndëshkonte në mënyrë të paligjshme”, tha Hoxha.

Ndërkohë sa i përket vullnetit të Parlamentit Shqiptar për hapjen e dosjeve dhe zbulimin e krimeve të komunizmit, Tufa tha: “A kemi ne të drejtë të dyshojmë që ky parlament nuk ka interes për zbardhjen e krimeve të komunismit? Unë theme se jo. Por pse bëhet ky amendim në një kohë kaq të muzgët, ku gjërat përpiqen të bëhen me nxitim”.

Tufa u pyet nga gazetari Enea Meksi se e pengon ligji institucionin që drejton për të bërë punën tuaj duke qenë se është pranuar nga të gjithë përderisa është marrë vendimi për t’u përshtatur?

“Ligji do të miratohet pas dy ditësh. Shkenca nuk njeh prejre me gërshërë apo kufizime, sepse humaniteti ka të bëjë me studimin e tri kohëve, të shkuarës, të tashmes dhe të ardhmes. Nëse flasim për disa protagonist të krimeve të komunizxmiot që kanë bërë masakra, deh ne I trajtojmë nëpër dokumenta, ne duhet ti ndajmë në periudha? Si mund të thuash që këtë preke këtë krim mos e prek”.

Hoxha: “Janë bërë arrestime në shtator të ‘44 dhe gjyqi është bërë në dhjetor të ’45, ky është rasti dhe shembulli konkret se si funksiononte ligji në atë kohë”

A ka ndryshuar qëndrim Braho, pasi jeni parë duke shtrënguar duart sëbashku?
“Ai më zgjati dorën dhe unë nuk mund të refuzoja nga edukata familjare. Dora e shtrirë nuk refuzohet dot. Unë nuk i shoh si komunistët, që thonin armiqësi deri në vdekje. Unë me Spartak Brahon jemi kundërshtar për një X arsye por jo armiq. Sigurisht që më zgjati dorën, folëm, për diçka më pyeti dhe kaq. Por thelbi është gjyqi që do të zhvillohet në shtator”.

Duke folur reth programit dhe axhendës që ndjek në vijimësi institute që drejton, Tufa tha: “Puna e institutit fukusohet tek botimi i sa më shumë librave, studimeve dhe dëshmive dhe këtë e kemi bërë. Ne kemi realizuar edhe filma e dokumentarë të gjatë e të shkurtër. Kemi bërë të mundur edhe dhënien e informacionit në gjimnaze dhe universitete. Është drejt përfundimit një projekt enciklopedik “Fjalor enciklopedik i viktimave të krimit komunist”, janë konferencat pafund, tubimet shkencore e memoriale dhe jemi të vëmendshëm në hartimin e raporteve e statistikave”.

Mendosj se keni hasur vështirësi në punën tuaj në atë kuadër që ju pengon ligji. A janë marrë parasysh propozimet që keni bërë për ndryshime të mundshme?

“Ne jemi përgjegjës për mbajtjen e publikut me informim. Ne patëm me të vërtetë një projekt shumë të ngjeshur informues se sa ish-oficer e sigurimsa (që janë mbi 2500) për ti bërë publik, dhe që hapen gjithë këtë debat që u zhvillua. U kthye në një mbrojtje të mundimshme nga ana jonë por që jemi të vendosur për të shkuar drejt një pastrami nga kjo ndotje toksike”.

https://www.facebook.com/faxweb.al/videos/483165602449160/

(F.GJ/FAXWEB.AL)

Etiketa: agron tufaclirim hoxhaspartak braho
Pas

“Po të isha në Amerikë do e vrisja!”, Basir Çollaku ka një mesazh për kryeministrin Rama

Para

Si asnjëherë më parë/ Rrëfehet Rudina Xhunga: Ja si u njoha me bashkëshortin gjatë emisionit. Vendimi për të mos patur më fëmijë

Para
Si asnjëherë më parë Rudina Xhunga publikon foto me bikini

Si asnjëherë më parë/ Rrëfehet Rudina Xhunga: Ja si u njoha me bashkëshortin gjatë emisionit. Vendimi për të mos patur më fëmijë

Discussion about this post

 



Të Fundit

Britania ul në 16 vjeç moshën për pjesëmarrje në votime

Kërcënimi i SHBA me tarifa rrit rrezikun për Evropën

SHBA-të zhvendosin sistemet mbrojtëse ajrore Patriot nga Zvicra në Ukrainë

Tarifat doganore, presidenti brazilian i përgjigjet Donald Trump-it: Nuk je perandor i botës

Erdogani akuzon Izraelin: Po përdor pakicën e druzëve për t’u zgjeruar në Siri

Kancelari gjerman: Ukraina do të pajiset me sisteme me rreze të gjatë veprimi

Aksident në Gramsh/ Fuoristrada del nga rruga në afërsi të fshatin Sotirë, tre të plagosur

Ministrat e Kosovës ankohen për gjykatën, hesht kabineti i Kurtit pas vendimit të Supremes që i ndalon të mbajnë detyrën kur janë deputetë

Sipas të dhënave të raportuara në Qendrën Kombëtare Operacionale të Emergjencave Civile në AKMC, deri në orën16:00 janë raportuar 18 vatra zjarri, nga të cilat janë shuar 10 dhe janë aktive 8

Sllovenia shpall dy ministra izraelitë non grata për rolin në krizën në Gaza

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.