Gjykata e Tiranës ka dhënë ditën e sotme vendimin për kryebashkiakun e Vorës Agim Kajmaku i dalë nga zgjedhjet e 30 qershorit.
Nëpërmjet një dokumenti zyrtar Gjykata e Tiranës ka konfirmuar se nuk ka kopetencë për të dhënë një vendim lidhur me konfirminim në detyrë të kryebashkiakut të Vorës, Agim Kajmaku.
Ndërkohë kujtojmë se ditën e sotme është zbardhur dhe vendimi i dhënë nga Gjykata e Durrësit 2 ditë më parë për kryebashkiaren Valbona Sako, duke mos e konfirmuar dhe këtë të fundit në detyrë.