Fotot e një vjehrre në internet kanë xhindosur përdoruesit e rrjeteve sociale, pasi ajo shfaqet duke u përqafuar në mënyrë të frikshme me të birin, ndërkohë që nusja e shkretë pret të lirohet radha për të kërcyer me bashkëshortin e saj.
Gruaja anonime, e cila besohet të jetë nga SHBA, është parë e ngjitur tek dhëndri në fotot e publikuara nga xhaxhai i nuses në Reddit
Për t’i bërë gjërat edhe më keq, ajo kishte veshur një fustan të bardhë në ditën e madhe, gjë që ndezi një stuhi kritikash nga përdoruesit Reddit.
Xhaxhai i befasuar e përshkroi postin: “Vjehrra mbante veshur një fustan të bardhë në dasmë”.
Ajo shihet teksa kërcen çuditshëm e ngjitur me të birin, ndërsa komenti i xhaxhait të nuses e bën edhe më interesant postimin:
“Jam shumë i lumtur që jetojnë 1600 kilometra larg vjehrrës”.
“Është pak e frikshme që nënë e birë qëndrojnë duke prekur ballin e njëri-tjetrit”, shkruan një përdoruese e Reddit.
“Me siguri po shpreson që të shkojë edhe në suitën e muajit të mjaltit”, vijon një tjetër.