Deputeti i AAK-së në parlamentin e Kosovës, vëllai i Ramush Haradinajt, Daut Haradinaj u rapotyua nga mediat se ishte ndaluar nga autoritetet në Vjenë për shkak të një fletëarresti që ishte lëshuar ndaj tij nga Serbia.
Ndërkohë vetëm pak minuta më parë, Haradinaj ka postuar një foto në rrjetet sociale e cila ka konfuzuar situatën pasi e shoqëron me diçiturën: “Live nga Vjena”, gjë e cila la të kuptohet se ose lajmi ka qenë i rremë ose ai është lënë i lirë.
“Lajmi nuk është i vërtetë, ishte vetëm një konsultë disa minutëshe me policinë në aeroport. Nuk ka të bëjë as me ndalim dhe as me arrestim.Jam në Vjenë i lirë dhe duke u bazuar në planin tim”, tha Haradinaj me vone ne nje prononcim për Klan Kosovën.
“Falënderoj policinë dhe shtetin austriak për korrektësinë e vazhdueshme, si në këtë rast, ashtu edhe në mbështetjen e vazhdueshme të cilën ia kanë dhënë Kosovës pa rezervë.Mesazhi im për miqtë dhe dashamirët të shqetësuar, jam i lirë dhe jam shumë mirë. Shumë shpejt takohemi në Kosovë – i falënderoj të gjithë për mbështetjen”, përfundoi ai.
(F.GJ/FAXWEB.AL)