Janë moderatorët më të njohur të ekranit shqiptar dhe shpesh përfliten në media online dhe vizive lidhur me kontratat e tyre të punës, lëvizjet nëpër televizionet e ndryshme (shpeshherë dhe për shkak të ‘korrenteve’ politike që i drejtojnë në studio të tjera) pagat që marrin, temat që trajtojnë në emisionet e tyre përkatëse etj.
Meqë sapo është mbyllur ky sezon, në vjeshtë ata rikthehen sërish në ekranet shqiptare por pas ‘kuintave’ kanë nisur me sa duket edhe lëvizjet e moderatorëve të njohur, sidomos atyre që drejtojnë emisionet kryesore politike në ekranet shqiptare.
Blendi Fevziu, Sokol Balla, Eni Vasili Ylli Rakipi dhe Artur Zheji janë vetëm disa nga emrat e moderatorëve të cilët në shtator mund të presin të nisin një stinë të re televizive nën logo të tjera.
Lëvizjet e të ‘mëdhenjve’ dhe të gjitha paskuintat e marrëveshjeve të reja pritet të zbulohen nesër nga gazetari Artur Çani në studion e Faxnews në orën 20:00.
Çfarë erërash po fryjnë në median shqiptare dhe nga po i çojnë disa nga emrat më të njohur të moderimit politik në Shqipëri? Gazetari investigativ Artur Çani do të flasë me emra të përveçëm dhe ndoshta me interes do të jenë jo vetëm logot televizive që ndryshojnë, por dhe ndoshta një përfshirje e politikës në të gjithë këto lëvizje. Faxweb.al